Kryesore

“Pagat 7 mij뀔,Tabaku-administratores së inceneratorit:Paguhen me fondet publike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:06 - 14/02/22 |
Opi Nion

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka pasur përplasje të shpeshta me administratoren e Inceneratorit të Sharrës, Ariola Kodra.

Një prej përplasjeve të tyre verbale kishte të bënte me pagat e punonjësve të Inceneratorit, ku administratorja e kompanisë Integrated Energy BV, Ariola Kodra ka thënë se është e drejta e shoqërisë private për ta vendosu standardin e pagave.

Kjo e fundit ka zgjedhur shpesh të shmangë shumicën e përgjigjeve, duke thënë shkurtër se “nuk e di” apo “nuk e mbaj mend”. Ndërkohë, që edhe deputetët e mazhorancës kanë ndërhyrë shpesh, duke ju ndërprerë fjalën kolegëve të tyre të opozitës.

Pjesë nga debati:

Tabaku: Kam pagat e kompanisë së inceneratorit, që janë paga 3 herë më të larta se pagat e tregut. Janë paga që paguhen me fondet publike. 35 milionë euro ka marrë kompania, pse pagat janë 3 herë më të larta se pagat mesatare të tregut?

Administratorja: Shoqëria është private dhe ka të drejtë të vendosë standardin e pagave vetë.

Tabaku: Pagat janë 7 mijë euro, janë më të larta se tregu dhe çdo gjë tjetër.

Administratorja: Shoqëria nuk operon me fonde publike, por me fondet e saj private.

Pas