Aktualitet

U mblodh nga Meta/Përfundon pas 1 orë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:19 - 14/02/22 |
Opi Nion

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka mbledhur ditën e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare për zhvillimet në Ukrainë.

Mbledhja nisi në orën 16:00 dhe ka zgjatur për rreth 1 orë. Sipas Klan News, në mbledhje është konfirmuar edhe njëherë qëndrimi i Shqipërisë krah, SHBA, BE dhe NATO për zgjidhjen e tensioneve nëpërmjet rrugëve diplomatike.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë nuk ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, të cilët ndodhen në SHBA, ku do të marrin pjesë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Në vend të kreut të qeverisë ishte zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Po ashtu, të pranishëm në këtë mbledhje ishin Shefi i Shtabit, Bajram Begaj, Shefi i SHISH, Helindon Bendo, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi si dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. I pranishëm ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Pas