Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paga reale në vend u rrit më pak se në vitin 2021, zhvlerësimi nga inflacioni i lartë

2023/03/31 at 8:52 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Paga reale në vend u rrit më pak se në vitin 2021, zhvlerësimi nga inflacioni i lartë

Të gjithë sektorët e ekonomisë të gjendur nën presionin e mungesës së punonjësve dhe kostot e larta të jetesës rritën pagat bruto vitin e kaluar me ritme dyshifrore.

Mirëpo ndryshimi i paprecedentë e çmimeve me një mesatare 6.7 për qind bëri që rritja reale e pagave të ishte më e ulët se në vitin 2021.

Sipas të dhënave të INSTAT paga mesatare mujore bruto arriti në 66,015 lekë në fund të vitit 2022 me një rritje 10.8 për qind në krahasim me vitin 2021. Por paga reale që merr në konsideratë indeksimin me inflacionin u rrit me vetëm 4.1 për qind, një ritëm ky më i ulët se i vitit 2021 kur paga reale në ekonomi u rrit me 6.4%.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm paga nominale dhe para reale përgjatë dekadës janë rritur me ritme të ngjashme, por në vitin 2022, shihet se paga nominale ka pësuar një rritje të fortë me 10.4%, por paga reale është rritur me vetëm 4.1 për qind si rrjedhojë e inflacionit të lartë.

Rritja e pagave është zhvlerësuar nga shtrenjtimi i fortë i çmimeve, një fenomen që po vepron edhe këtë vit.

Nga viti 2014 në vitin 2022 paga mesatare në vend është rritur me 45% duke arritur në rreth 66 mijë lekë. Kryeministri, Edi Rama njoftoi me herët gjatë javës se paga mesatare në vend në harkun kohor të dy viteve do të arrijë në 900 euro (102 mijë lekë) ose 54% më shumë se fundi i vitit të kaluar.

Ekspertë të ekonomisë dhe bizneset pohojnë se rritja e pagës pa përmirësuar produktivitetin dhe pa orientuar ekonominë në një model që të prodhojë mallra më vlerë të lartë ka gjasë të kthehet në bumerang.

Psh, nisma e kryeministrit të vendit për të rritur me 54% pagën mesatare vetëm në dy vite, rezultate që nuk janë prodhuar as në një dekadë, pa u mbështetur në përmirësimet strukturore të ekonomisë, rrezikon të krijojë një spirale inflacion, paga.

Banka e Shqipërisë lajmëroi se, rritja e pagave vitin e kaluar ushtroi presion mbi çmimet.

“Në veçanti, paga mesatare në sektorin privat u zgjerua me rreth 14% në terma vjetorë gjatë tremujorit të fundit të vitit të shkuar. Kjo rritje ka mbështetur zgjerimin e të ardhurave të disponueshme të familjeve shqiptare, ka ushqyer zgjerimin e konsumit familjar si dhe ka ndihmuar qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike. Megjithatë, nga ana tjetër, ajo ka rritur kostot e prodhimit të biznesit dhe ka lehtësuar përcjelljen e rritjes së çmimeve nga tregjet e huaja në ekonominë vendase” tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko në Konferencën për median, pas vendimit për rritjen e normës së interesit me 23 mars.

Rritja e pagave ishte anemike në dekadën e fundit, në fakt që pas krizës së vitit 2008 deri me 2020. Pagat e ulëta vijojnë të jenë në themel të modelit ekonomik shqiptar, ndaj rritja e tyre pa çuar ciklin e prodhimit në një vlerë më të lartë rrezikon të prodhojë inflacion dhe jo fitime për punonjësit./Monitor

Etiketa: inflacionipagashqiperi

Ju sugjerojmë

“Më vunë çarçafin e bardhë, 17 minuta në morg”, Pacolli: Një aksident më paralizoi…
-U tha në Opinion

“Më vunë çarçafin e bardhë, 17 minuta në morg”, Pacolli: Një aksident më paralizoi…

8 Qershor, 2023 11:14 pm
Iku me 3 marka dhe u kthye me 3 miliardë, historia e pabesueshme e Pacollit
-U tha në Opinion

Iku me 3 marka dhe u kthye me 3 miliardë, historia e pabesueshme e Pacollit

8 Qershor, 2023 10:49 pm
Rrëfehet Behgjet Pacolli: Kisha pantallona dhe këmishë të grisur, kam qarë..
-U tha në Opinion

Rrëfehet Behgjet Pacolli: Kisha pantallona dhe këmishë të grisur, kam qarë..

8 Qershor, 2023 10:02 pm
VIDEO/ “Shoh 75% të kufirit të Kosovës”, në shtëpinë gjigande të Behgjet Pacollit
-U tha në Opinion

VIDEO/ “Shoh 75% të kufirit të Kosovës”, në shtëpinë gjigande të Behgjet Pacollit

8 Qershor, 2023 9:56 pm
Pacolli: Jam i zhgënjyer nga politika
-U tha në Opinion

Pacolli: Jam i zhgënjyer nga politika

8 Qershor, 2023 9:49 pm
Ka shpëtuar disa persona, por si? Pacolli: Gjyshi më ka lënë këtë profeci
Aktualitet

Ka shpëtuar disa persona, por si? Pacolli: Gjyshi më ka lënë këtë profeci

8 Qershor, 2023 9:44 pm
U jepte të panjohurve pensionet e të moshuarve, ç’ndodhi me punonjësen
Aktualitet

U jepte të panjohurve pensionet e të moshuarve, ç’ndodhi me punonjësen

8 Qershor, 2023 9:25 pm
400 banorë mësyjnë në zyrat e ujësjellësit, institucioni nxjerr të vdekurit debitorë
Aktualitet

400 banorë mësyjnë në zyrat e ujësjellësit, institucioni nxjerr të vdekurit debitorë

8 Qershor, 2023 9:11 pm
Gjykata vendosi ta lërë në burg, Vangjush Dako dërgohet në paraburgim në Durrës
Kronikë

Gjykata vendosi ta lërë në burg, Vangjush Dako dërgohet në paraburgim në Durrës

8 Qershor, 2023 9:00 pm
Berisha: Zhvillimi për çështjen “McGonigal”, detyroi Ramën të bënte draftin për Kosovën
Kryesore

Berisha: Zhvillimi për çështjen “McGonigal”, detyroi Ramën të bënte draftin për Kosovën

8 Qershor, 2023 8:46 pm
Para
Tepelenë/ Goditi gruan me thikë, arrestohet 42-vjeçari

Tepelenë/ Goditi gruan me thikë, arrestohet 42-vjeçari

Drejt përfundimit kantieri i fazës dy i lumit Gjanicë, Rama: Transformim urban e mjedisor

Drejt përfundimit kantieri i fazës dy i lumit Gjanicë, Rama: Transformim urban e mjedisor

Republikanët shprehin mbështetje për zotin Trump pas ngritjes së akuzave penale

Republikanët shprehin mbështetje për zotin Trump pas ngritjes së akuzave penale

TE FUNDIT

“Më vunë çarçafin e bardhë, 17 minuta në morg”, Pacolli: Një aksident më paralizoi…

“Më vunë çarçafin e bardhë, 17 minuta në morg”, Pacolli: Një aksident më paralizoi…
8 Qershor, 2023

Biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli ka folur këtë të Enjte në një intervistë për Blendi Fevziun në “Opinion” edhe për...

Lexo më shumë

Iku me 3 marka dhe u kthye me 3 miliardë, historia e pabesueshme e Pacollit

Iku me 3 marka dhe u kthye me 3 miliardë, historia e pabesueshme e Pacollit
8 Qershor, 2023

Behgjet Pacolli tregoi në emisionin “Opinion” këtë të enjte historinë e pabesueshme të tij, që nga fëmijëria e deri te...

Lexo më shumë

Rrëfehet Behgjet Pacolli: Kisha pantallona dhe këmishë të grisur, kam qarë..

Rrëfehet Behgjet Pacolli: Kisha pantallona dhe këmishë të grisur, kam qarë..
8 Qershor, 2023

Behgjet Pacolli ka rrëfyer për emisionin “Opinion” jetën e tij. Edhe ose njihet si një nga personat më të pasur...

Lexo më shumë

VIDEO/ “Shoh 75% të kufirit të Kosovës”, në shtëpinë gjigande të Behgjet Pacollit

VIDEO/ “Shoh 75% të kufirit të Kosovës”, në shtëpinë gjigande të Behgjet Pacollit
8 Qershor, 2023

Në emisionin “Opinion” sipërmarrësi i njohur shqiptarë nga Kosova, Behgjet Pacolli ka folur për jetën e tij. Ai na prezantoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com