Bota

Paditë se shkakton kancer, J&J ndalon shitjen e pudrës pluhur nga viti i ardhshëm



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:59 - 12/08/22 |
Opi Nion

Johnson & Johnson do të ndalojë prodhimin dhe shitjen e pudrës së foshnjës në të gjithë botën nga viti i ardhshëm.

Njoftimi vjen më shumë se dy vjet pasi gjigandi i kujdesit shëndetësor përfundoi shitjet e këtij produkti në SHBA.

J&J përballet me dhjetëra mijëra padi nga gratë që pretendojnë se pluhuri përmbante asbest dhe i shkaktoi atyre kancer ovarian.

Por kompania përsëriti qëndrimin e saj se dekada kërkime të pavarura tregojnë se produkti është i sigurt për t’u përdorur.

“Si pjesë e një vlerësimi të portofolit mbarëbotëror, ne kemi marrë vendimin për të kaluar në një pluhur bebesh me bazë niseshte misri,”- thuhet në një deklaratë.

Firma shtoi se pluhuri për bebe me bazë niseshte misri tashmë shitet në disa vende të botës.

Në të njëjtën kohë J&J përsëriti qëndrimin e saj se pluhuri i saj për fëmijë është i sigurt për t’u përdorur: “Pozicioni ynë për sigurinë e pluhurit tonë kozmetik mbetet i pandryshuar”.

“Ne qëndrojmë fort pas analizave të pavarura shkencore nga ekspertë mjekësorë në mbarë botën që konfirmojnë se pluhuri i foshnjës Johnson me bazë talki është i sigurt, nuk përmban asbest dhe nuk shkakton kancer,” tha ai.

Kompania po përballet me padi nga konsumatorët dhe të mbijetuarit e tyre, të cilët pretendojnë se produktet e talkut të J&J shkaktuan kancer.

Johnson’s Baby Poëder është shitur për gati 130 vjet dhe është bërë një simbol i imazhit të kompanisë.

Pluhuri për fëmijë përdoret për parandalimin e skuqjes nga pelenayt dhe për përdorime kozmetike./Opinion.al

Pas