Aktualitet

Plane për fundjavën? Vranësira dhe shi në bregdet!



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:37 - 12/08/22 |
Opi Nion

Kushtet e motit gjatë fundjavës duket se nuk favorizojnë plazhin. Meteorologët parashikojnë që Shqipëria gjatë të shtunës dhe të dielës do të ketë prezenca të shpeshta të vranësirave ku nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

Sinoptikani Hakil Osmani tha gjatë një lidhje live me Klan News se më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e mbrëmjes së të shtunës dhe mëngjesit të së dielës.

Parashikohet gjithashtu që zonat e ulëta dhe malore të kenë prezente reshjet e shiut gjatë kësaj fundjave.

“Sa i përket fundjavës parashikohet që bregdeti të ketë prezencë të shpeshtë të vranësirave, kryesisht më të dukshme këto vranësira do të jenë gjatë mbrëmjes së ditës së shtunë dhe mëngjesit të ditës së diel ku do të kemi edhe prezencë të reshjeve të shiut, por jo vetëm në zonat bregdetare. Parashikohet që zonat e ulëta dhe malore të kenë prezente reshjet e shiut gjatë kësaj fundjave.

Në fakt, presim momente me reshje shiu. Më të dukshme do të jenë orët e mbrëmjes së ditës së shtunë dhe mëngjesit të së dielës. Do të kemi një interval 2-3 orësh ku do të kemi edhe prezencë të rrebesheve të shiut në zonat bregdetare”, tha Osmani.

Kjo do të bëjë që gjatë dy ditëve të fundjavës mëngjeset të jenë të freskëta dhe temperaturat të arrijnë deri në 28-30 gradë Celsius në zonat bregdetare. Ndërkohë pritet një përmirësim i kushtevë ët motit nga pasditja e së dielës.

“Në fakt presim një përmirësim duke filluar nga pasditja e së dielës.  Do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që sërish të kthehen temperaturat e lart kryesisht gjatë mesjavës dhe në vijim”.

Pas