Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Osman Kazazi, 3 dënime dhe 33 vjet e gjysmë burgim

2018/10/08 at 7:26 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Osman Kazazi, 3 dënime dhe 33 vjet e gjysmë burgim

Nga Kastriot Dervishi

Njëri prej qëndrestarëve më të njohur gjatë regjimit komunist, shembull i gjallë i moralit dhe atdhedashurisë, Osman Kazazi (1917-1999) bëri plot 33 vjet, 6 muaj e 4 ditë. Nuk mundën ta njollosin e ta përkulin. Jeta e tij është një prej historive më interesante e nisur plot ëndrra dhe e vijuar gjithë peripeci. I ndjeri mbaroi në vitin 1940 gjimnazin e Shkodrës. Për 3 vjet, në vitet 1940-1943 u ndoqi studimet universitare në Itali për farmaceutikë. Në vitin 1942 u bë anëtar i Ballit Kombëtar prej Halim Begesë. Në qershor 1943, pa e mbaruar universitetin, u kthye në Shqipëri për të kontribuar në lëvizjen antifashiste. Pas 11 muajsh aktivitet politik, kryesisht propagandistik, ishte tërhequr nga Balli Kombëtar në qershor 1944. Pavarësisht kësaj, u trajtua si “kriminel lufte”, pa iu vërtetuar asnjë akuzë.


-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1944-1959, 14 vjet, 3 muaj, 21 ditë;

1966-1986, 19 vjet, 2 muaj, 13 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 28 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 69 vjeç

Dënimi i parë

U arrestua pikërisht më 14.11.1944, tre ditë përpara se zyrtarisht komunistët të merrnin pushtetin në Tiranë. Asokohe, gjuetia njerëzore e inatçore ishte shumë e përhapur. Njerëzit e shkolluar dhe jo anëtarë të Partisë Komuniste shiheshin si armiq. Kazazi u gjykua për shkak si anëtar i thjeshtë i një organizate, pavarësisht se kjo ishte veçse një vit nga 5 vjet që kishte zgjatur lufta. Gjatë procesit hetimor dhe atij gjyqësor, ai mohonte të kishte qenë anëtar i qarkorit të Ballit Kombëtar apo të kishte drejtuar njësi ushtarake. Deklaronte se kish qenë veçse anëtar i thjeshtë që merrej me shpërndarjen e trakteve. “Kurrë nuk kam spiunuar dhe arrestuar njeri”-deklaronte përpara gjykatës. Po ashtu mohonte të kishte dijeni apo pjesëmarrje për vrasjet e masakrës së 4 shkurtit 1944. Në gjyq u paraqitën 4 dëshmitarë pro Osmanin dhe 2 kundër tij. Përveç mungesës së provave, kundër dënimit ishin edhe banorët e lagjes “Ali bej”, të cilët deklaruan se Osmani ishte ndër “djemtë më të ndershëm të lagjes” dhe kurdoherë i kishte ndihmuar. Megjithatë dënimi ishte paracaktuar. Nuk kishin rëndësi provat. Çështja e tij u trajtua nga Gjykata Ushtarake e Krahinës ushtarake të Korpusit të Parë Tiranë e përbërë nga: nënkolonel Bilbil Klosi, Ismail Çaushi, Argjir Lipivani me prokuror major Gjon Banushin. Gjykata me vendimin nr.138, datë 12.5.1945 në bazë të nenit 15 të ligjit nr.41, datë 14.1.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burgim e konfiskimin e pasurisë . U lirua nga burgu më 7.3.1959 dhe menjëherë u internua për 5 vjet në Shtyllas të Fierit me vendimin nr.1, datë 17.3.1959 të Komisionit të Internim Dëbimeve “për rrezikshmëri shoqërore” .

Dënimi i dytë dhe i tretë

Pas mbarimit të internimit, Osman Kazazi u arrestua përsëri më 31.10.1966 i akuzuar për agjitacion e propagandë. Këtë kohë ishte punëtor në NBSH “Gjergj Dimitrov” në Tiranë. Më pak se dy javë pas arrestimit, sëmuret rëndë e shtrohet në spital nga një ftohje e rëndë. Këtë herë do të burgosej me akuza që vinin nga koha e internimit. Nisur nga koha, 2 vjet pas lirimit, do të thotë se burgosja ka qenë krejt e papërligjur. U përdorën 6 dëshmitarë, por të gjithë rezultuan të rremë. Osman Kazazi nuk pranoi asnjë dëshmi të tyre. Dëshmitarët kanë nënshkruar akte sipas së cilave në Itali jetohej mirë, nuk duhej të ishte kthyer, se dëgjonte “Zërin e Amerikës”, për Zogun, etj. Hetuesi Iljaz Haxhiaj zhvilloi hetimin ndaj tij. Osman Kazazi deklaroi se nuk pranonte të kishte zhvilluar biseda kundër pushtetit, madje nuk shoqërohej me njeri. Të njëjtin qëndrim mbajti në procesin e ballafaqimit me dëshmitarët. Përfundimisht, Osman Kazazi u gjykua nga Gjykata e Qarkut Tiranë. Duke e deklaruar fajtor për veprën e agjitacionit e propagandës në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal, gjykata me vendimin nr.14, datë 11.3.1973 e dënoi me 10 vjet burgim. U la në fuqi me vendimin nr.63, datë 7.4.1967 të Gjykatës së Lartë. U ridënua sërish gjatë burgimit. Përfundimisht doli nga burgu më 13.1.1986./55news.al

Etiketa: 3 dënime dhe 33 vjet e gjysmë burgimkastriot dervishiOsman Kazazi


Ju sugjerojmë

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat
Aktualitet

Zjarr në Gosë të Kavajës, rrezikohen banesat

10 Korrik, 2025 9:14 pm
Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet
Aktualitet

Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

10 Korrik, 2025 9:09 pm
Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor
Aktualitet

Njihuni me bimën çudibërëse që ju shpëton nga problemet e shëndetit mendor

10 Korrik, 2025 8:54 pm
Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!
Aktualitet

Miraton vendimi, ja shoqëria që merr kontrollin e gjurmimit të kanabisit mjekësor

10 Korrik, 2025 8:05 pm
Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele
Aktualitet

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele

10 Korrik, 2025 6:56 pm
Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës
Aktualitet

Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

10 Korrik, 2025 6:23 pm
Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë, zbulohet arsyeja

10 Korrik, 2025 5:47 pm
Shijak/ I vuri zjarrin parcelës me ullinj dhe pemë frutore, arrestohet 50-vjeçari
Aktualitet

Shijak/ I vuri zjarrin parcelës me ullinj dhe pemë frutore, arrestohet 50-vjeçari

10 Korrik, 2025 4:44 pm
VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë
Aktualitet

VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë

10 Korrik, 2025 4:24 pm
Para
Berisha: Ja pse u refuzua Rama nga 4 kryeministra të rajonit në takimin e Durrësit

Berisha: Viktima XH.M certifikon Ramën si kryepërdhunues

Kujdes nga ky mesazh në Facebook

Kujdes nga ky mesazh në Facebook

Valbona Selimllari i rikthehet ekranit, ja ku do e shohim së shpejti

Selfie i Valbona Selmllarit që habiti të gjithë, kujt i ngjan vajza e saj?
















TE FUNDIT

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
10 Korrik, 2025

Pas gati dhjetë muajsh në qeli, ish-deputeti Ervin Salianji u rikthye në Tv Klan në një intervistë për emisionin “Opinion”....

Lexo më shumë

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
10 Korrik, 2025

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, është hapur thirrja për 12 pozicione drejtuese në këtë bashki. Njoftimi i kryebashkiakut...

Lexo më shumë

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur në emisionin “Opinion”, në lidhje me kohën që kaloi në burg për rreth 9 muaj...

Lexo më shumë

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' për një rrëfim lidhur me periudhën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com