Pas mbylljes së kompanisë “Belle Air”, në Shqipëri kanë qenë më shumë se 20 kompani ajrore të interesuara për të hyrë në treg. Por çmimet e larta, të krahasueshme me ato të Londrës, i detyruan ato të heqin dorë”. Kështu është shprehur Ornela Zholaj, përfaqësuese e “Global Travel” duke pohuar që në Shqipëri kompanitë low cost tremben. Nderkohë, aeroportet e tjera, iu ofrojnë lehtësira ekonomike në operim.