Aktualitet

Organizoi ceremoni mortore, gjobë 1 milion lekë për pronaren e lokalit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:31 - 26/02/21 |
Doriana Çepunaj

Administratorja e një lokali në Lushnje është ndëshkuar me gjobë 1 milion lekë pasi në kundërshtim me Aktin Normativ organizoi ceremoni mortore.

“Si rezultat i kontrolleve, në Fiershegan, Lushnjë është evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë subjekti me pronare shtetasen F. K., pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatua duke organizuar ceremoni mortore”, njofton policia.

Policia i bën thirrje të gjithë pronarëve dhe administratorëve që të respektojnë me korrektësi masat anticovid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo administrator apo pronarë lokali që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët./Opinion.al

Pas