Life Style

Shkencëtarët flasin për orën e apokalipsit: Kurrë nuk kemi qenë kaq pranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:34 - 24/01/23 |
Opi Nion

Ora e Ditës së Gjykimit, e krijuar nga Buletini i Shkencave Atomike si një tregues i ndjeshmërisë së botës ndaj apokalipsit, do te afrohet me 90 sekonda këtë mesnatë.

Paul Ingram, ekspert i rreziqeve eksidenciale në universitetin e Kembrixh, tha se kërcënimi i një lufte bërthamore dhe ndryshimet klimatike ishin mes faktorëve që shtynin akrepat e orës simbolike më pranë fundit.

Me luftën në Ukrainë dhe frikën e shtuar për një tragjedi bërthamore, akrepat e ‘Orës së Fundit’ zhvendosen përpara këtë vit me 100 sekonda krahasuar me 2022, duke sinjalizuar afrimin e ditës së gjykimit për njerëzimin.

“Ne jetojmë në një kohë rreziku të paprecedentë dhe Ora e Fundit të Botës” pasqyron këtë realitet,” shpjegoi Rachel Bronson, numri një i Buletinit të Shkencëtarëve Atomik, organizata që merr çdo vit pulsin e rreziqeve të një holokausti bërthamor dhe më gjerë.

Afrimi i Armagedonit është “në pjesën më të madhe, por jo vetëm, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe rrezikut në rritje të një përshkallëzimi bërthamor”, shkruajnë shkencëtarët, të cilët këtë vit për herë të parë lëshuan deklaratën për shtyp në rusisht dhe ukrainisht në një përpjekje për të dhënë një paralajmërim.

“Qeveria e SHBA, aleatët e saj në NATO dhe Ukraina kanë kanale të shumta dialogu. Ne u kërkojmë liderëve t’i eksplorojnë” në mënyrë që të mund ta zhvendosim orën mbrapa dhe të largojmë fundin, shtoi Bronson.

“Ora e Fundit të Botës” jep alarmin për të gjithë njerëzimin. Ne jemi në buzë të greminës, por udhëheqësit nuk po veprojnë aq shpejt sa për të siguruar një planet paqësor dhe të jetueshëm”, tha  ish-komisionerja e lartë e avokates së OKB-së për të drejtat e njeriut, Mary Robinson.

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon  shprehet se; “Jemi afër mesnatës dhe kjo tregon se si bota është bërë më e rrezikshme në vazhdën e pandemisë, klimës dhe luftës skandaloze të Rusisë në Ukrainë”.

Pas