Aktualitet

Kadastra bllokon gabimisht pronën e qytetares: Ta zgjidhë vetë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:37 - 24/01/23 |
Opi Nion

Në 30 Dhjetor të vitit të shkuar, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi ankesën e zonjës Majlinda Kola, e cila në vitin 2018 bleu një apartament 2+ 1, me sipërfaqje 107 m2 nga Albana Mylyshi.

Kontrata e shitblerjes u bë nga noterja Vitore Biba. Po në atë vit, Majlinda u pajis me certifikatë pronësie dhe prona ka qenë e pabllokuar. Por kur Majlinda donte ta shiste apartamentin ai rezultoi i bllokuar pasi ishtë ngatërruar nga Kadastra me hyrjen e komshiut.

“Kam blerë një apartament 107 m2 në vitin 2018, kam bërë noterinë, kam marrë certifikatën e pronësisë. Unë dua të shes shtëpinë. Shkova te noterja, ajo tha duhet të shkosh te Hipoteka për të marrë atë që shtëpia është e bllokuar. Nuk kam marrë asnjë lloj kredie. Asnjë gjë. Kanë ngatërruar numrat e pasurisë te Kadastra dhe shtëpia ime del e Agustin Bardhokut, komshiut. Fillimisht unë shkova tek noterja për të bërë rifreskim pasurie. Aty zbulova që shtëpia është e bllokuar dhe nuk mund ta shes. Kur vajta te Kadastra drejtori Klajdi Dodaj më tha që është bërë një gabim nga ish-drejtori i parë Jul Përgega”, u shpreh denoncuesja.

Kryeregjistruesi i Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj, premtoi ngritjen e një grupi pune për zgjidhjen e këtij problemi.

Do ngremë një grup pune për verifikimin e problematikës së dosjes, me dy juristët më të mirë që kemi ne dhe një inxhinier, pastaj qytetarit normalisht t’i japim shërbimin e kërkuar. Qytetarit, deri sa e ka me certifikatë pronësie, duhet patjetër që t’i japim një zgjidhje”, shprehet drejtori i Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj.   

Ndonëse u premtua zgjidhje, kjo nuk ndodhi dhe qytetarja Majlida Kola tregon një përgjigjie, ku thuhet se qytetari duhet ta zgjidhë vetë rastin, jo Kadastra që ka bërë gabimin.”

Denoncuesja: Pas interesimit të emisionit “Stop”, Lezha ngriti grupin e inspektimit dhe mua më erdhi kjo përgjigje nga Kadastra e Mirditës:

Agjencia nuk mban përgjegjësi për gabimet e akteve noteriale të lidhura ndërmjet subjekteve private. Njëkohësisht, zyra vendore ASHK Mirditë nuk është përpara korrigjimit të gabimit të zgjidhur si rezultat i gabimeve materiale gjatë regjistrimit të akteve. Për rastin konkret, jemi para akteve administrative dhe noteriale të hartuara nga palë të treta. Korrigjimi duhet të kryhet nga palët ose nëpërmjet vullnetit të shprehur të palëve, me të cilët ka sjellë pasojë juridike regjistrimi.

Prandaj ju drejuam emisionit “Stop” sepse ata janë të paaftë që të zgjidhin këtë gabim që kanë bërë.

Për këtë rast, “Stop” iu drejtua Kadastrës së Rrëshenit ku Klajdi Doda tha se është bërë një gabim në hedhjen e të dhënave dhe zonjës i del prona e bllokuar.

Gazetarja: Si ta kuptoj unë këtë përgjigje që “Agjencia nuk mban përgjegjësi për gabimin që është bërë”?

Kreu i Kadastrës Rrëshen, Klajdi Doda: Gabimet e bëra nga noterët apo të tjerë, mbajnë përgjegjësi ata, për atë që ka përgjegjësi zyra për gabimet, e rregullon zyra.

Gazetarja: Ku thuhet që gabimi është bërë nga noterja?

Kreu i Kadastrës Rrëshen, Klajdi Doda: Të lutem ma bëj një kërkesë më shkrim, t’jua sjell unë me shkrim. Unë jam në spital për momentin, të kërkoj ndjesë. Të përshëndes!/ Tv Klan

Pas