Kryesore

Opozita refuzon propozimin e PS dhe bojkoton mbledhjen e “Ligjeve”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:34 - 02/10/20 |
Al Do

Opozita parlamentare ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit të Ligjeve pasi nuk ka pranuar propozimin e ri të Partisë Socialiste.

LEXO EDHE: PS me propozime të reja për Kodin Zgjedhor, kryetari kandidon në 4 qarqe

Pasi iu prezantua propozimi i ri, opozita u largua nga mbledhja për t’u njohur me nismën. Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, paralajmëroi se mbledhja do të vazhdonte dhe pa opozitën nëse nuk vinin për 10 minuta.

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari e ka quajtur ofentim propozimin e bërë nga PS-ja.

“Propozimi i sotem i Partise Socialiste eshte nje ofendim jo vetem per opoziten parlamentare por mbi te gjitha per shqiptaret. Praktikisht eshte i njejti propozim si ai i meparshem, thjesht i artikuluar ndryshe me me shume hile dhe truke brenda. Eshte per tu keqardhur se si Parlamenti nga nje institucion serioz i cili duhet ti sherbeje qytetareve dhe Shqiperise eshte kthyer ne strehe intrigantesh qe mendojne nga mengjesi deri ne darke se si t’ia hedhin qytetareve. Ne nuk e pranojme kete propozim, ne duam lista te hapura 100%, pa truke e pa hile. Duam qe deputetet ti vendose qytetari dhe jo kryetari. Duam demokraci reale dhe jo kryetarokraci qe perdor pushtetin per te grabitur vendin e pasuruar nje grusht njerezish. Mireqenia e Shqiperise kalon vetem nepermjet demokracise dhe per kete ne nuk negociojme”, tha Hajdari. /Opinion.al

Pas