Politikë

Opozita parlamentare kërkesë Ruçit, tjetër “goditje” për Rudina Hajdarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:37 - 16/06/20 |
Al Do

Rudina Hajdari duket se nuk do të jetë më bashkëkryetare e Komisionit të Posaçëm parlamentar të Reformës Zgjedhore.

Tre grupe parlamentare të opozitës kanë kërkuar zëvedësimin e saj me Myslym Murrizin i cili disa javë më parë zuri vendin e saj në krye të grupit parlamentar demokrat.

Në kërkesën që tre grupet parlamentare i kanë dorëzuar Kuvendit kërkohet që në Komisionin e Posaçëm të Reformës zgjedhore t’i përfaqësojë Myslim Murrizi.

Sipas tyre, Hajdari nuk mund të përfaqësojë më opozitën parlamentare pasi ka firmosur një marrëveshje që nuk janë dakord dhe nuk e votojnë në Kuvend.

Kujtojmë se më herët grupet opozitare i kanë dërguar një draft ku i kërkojnë Kuvendit ndryshime kushtetuese që përfshin listat e hapura, ndryshim sistemi zgjedhor dhe ndalim të koalicioneve parazgjedhore. /Opinion.al

Pas