Aktualitet

Të gjobiturit në Greqi për kalim të afatit të qëndrimit do të rimbursohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:55 - 16/06/20 |
Al Do

Kryeministri Rama ka njoftuar se ata që janë gjobitur gjatë periudhës se mbylljes së kufijve për shkak të pandemisë në Greqi do të rimbursohen.

Në një postim në Facebook, kryeministri ka publikuar linkun ku qytetarët duhet të drejtohen për të aplikuar për rimbursimin e gjobës që kanë marrë për shkak të kalimit të afatit të qëndrimit në Greqi.

Klikoni KËTU për linkun që ju drejton në faqen e aplikimit për rimbursimin e gjobës

“Si rezultat i mirëkuptimit të qeverisë greke dhe angazhimit personal të kryeministrit Mitzotakis, shqiptarët me leje të përkohshme qëndrimi nuk u penalizuan masivisht për shkeljen e pavullnetshme të afateve

Por sidoqoftë është verifikuar një numër i kufizuar rastesh kur janë vendosur gjoba dhe SIÇ JAM ZOTUAR ATO DO TË RIMBURSOHEN NGA SHTETI SHQIPTAR”, shkruan kryeministri Rama në Facebook. /Opinion.al

 

Pas