-U tha në Opinion

Opinion/ Tërmete dhe stuhi, çfarë po ndodh?


               Publikuar në : 12:20 - 24/09/19 |
Geljano Fataj

Mbrëmjen e së hënës në emisionin Opinion me drejtues Blendi Fevziun u diskutua për dukuritë natyrore si tërmetet dhe stuhitë.

Në studio ishin të ftuar për të biseduar rreth kësaj teme Ministrja Ogerta Manastirliu, sizmiologu Rrapo Ormeni, inxhinierja e ndërtimit Luljeta Bozo, urbanisti Gentian Kaprata dhe gazetari Erion Skëndo.

Një tërmet i fuqishëm goditi vendin të shtunën e kaluar në orën 16:04 më pas dy tërmete të tjera me një intensitet më të ulët, ndoqën të parin.

Ndonëse këta kanë qenë më të ndjeshmit rreth 400 lëkundje sizmike kanë vijuar pas tyre. Gjithashtu një tjetër çështje që u trajtua gjatë emisionit ishin edhe reshjet e dendura të shiut për të cilat u realizua në studio një lidhje direkte me meteorologen Tanja Porja.

Më pas gjatë emisionit u realizua edhe një lidhje me drejtuesin e portalit, Syri.net, gazetarin Çim Peka ku tregoi versionin e tij lidhur me lajmin e rremë që shkaktoi panik tek qytetarët se në orën 23:30 të së dielës vendi do të goditej nga një tërmet shumë i fuqishëm prej 6 ballësh./Opinion.al/

Pas