Mbrëmjen e mërkurës në emisionin “Opinion” të drejtuar nga Blendi Fevziu u diskutua lidhur me video skandalin e transmetuar nga emisioni investigativ “Stop” ku një pedagog në Universitetin e Elbasanit i kërkonte favore seksuale një studenteje të këmbim të ndihmës për të marrë provimet.
Të ftuar për të folur rreth kësaj teme ishin drejtuesi i emisionit “Stop” Saimir Kodra, psikologia Valbona Treska, avokati Dorian Matlija, sociologu Gëzim Tushi, aktivistja Rezarta Çaushaj dhe avokatja Arnida Çapi.
Gjatë emisionit u diskutua për rastin në fjalë dhe gjithashtu për atë çfarë ndodh në universitete lidhur me këto situata./Opinion.al/