Emisionet

Opinion/Rrugëtimi i fundit i Mbretëreshës Elizabeth II



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:24 - 20/09/22 |
Opi Nion

Është diskutuar të hënën  (19 shtator 2022) në emisionin “Opinion” për temën: “Rrugëtimi i fundit i Mbretëreshës Elizabeta II!”.

Në nisje, emisioni “Opinion” u fokusua te publikimi i e-maileve të Policisë së Shtetit që u nxorrën nga hakerat iranianë që sulmuan kibernetikisht sistemet digjitale dhe ato qeveritare në vendin tonë.

Bëhet fjalë për dy e-maile të publikuara. Në njërin e-mail jepen informacione për njërin nga personat më të kërkuar aktualisht në Shqipëri, Talo Çela.  Për të thuhej se ka qëndruar në një hotel në rrugën e Dibrës, në mes të Tiranës i shoqëruar nga një grua dhe një fëmijë dhe më pas është rikthyer sërish në qendër të kryeqytetit me një eksortë prej tre personash të tjerë. Po ashtu në e-mail thuhej se Çela ka qenë në negocime me Ervin Matën, person që nuk është në ndjekje penale. Ndërsa në emailin e dytë flitej për një masë të antiterrorist të policisë së Kosovës, e cila vinte në dijeni se Albin kurti ishte targetuar për tu ekzekutuar me një snajper.

Për të diskutuar për temë i ftuar në studion e “Opinion”:

  1. Gazetari investigativ Artan Hoxha.

Më pas “Opinion” u fokusua te ngjarja më e rëndësishme në Britaninë e Madhe, ceremonia e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Të ftuar në studion për të folur për këtë çështje ishin:

  1. Enita Mema,
  2. Rudina Jasini
  3. Rosalba Bejdo

Ndërsa në pjesën e tretë të emisionit u dha një përmbledhje nga detajet e momenteve të homazheve të regjistruara  në Londër që bëheshin për Mbretëreshën dhe përkushtimit të qytetarëve.

 

Pas