Në pjesën e parë të emisionit “Opinion” në Tv Klan, do të diskutohet për çështjen e Erion Veliajt, të cilit Gjykata Kushtetuese i dha atij të drejtë, duke e rikthyer në krye të Bashkisë Tiranë, e duke rrezuar kështu qeverinë dhe Presidentin për shkarkimin e tij, si propozim i ardhur nga Këshilli Bashkiak.
Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese, me një votimi 5-3, vendosi të pranojë kërkesën e Veliajt, duke e njohur kështu si antikushtetuese shkarkimin e tij nga Këshilli Bashkiak, nënshkrimin nga kryeministri dhe dekretimin e datës për zgjedhje të parakohshme nga Presidenti Begaj.
Gjyqtarët që votuan pro Veliajt, pra kundër shkarkimit të tij ishin Sandër Beci, Ilir Toska, Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari, Mariana Semini.
Gjyqtarët që votuan pro shkarkimit të Veliajt, ishin Holta Zaçaj, Sonila Bejtja dhe Gent Ibrahimi.
Me 5-3, Veliaj mbetet në detyrë deri në 2027, por ky vendim nuk ndikon në gjykimin e tij apo në çështjen e tij në themel. Padyshim që kjo i komplikon gjërat jo vetëm me drejtësinë, por dhe me vetë brenda forcës socialiste.

















