Në shenjë respekti, në një lloj “in memoria” për veprën politike të Fatos Nanos, si kryetar i Partisë Socialiste, tre herë kryeministër i Shqipërisë dhe një prej njerëzve që shënjoi një dekadë e gjysmë të Shqipërisë postkomuniste, emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e kësaj të marte ritransmeton një prej intervistave më të plota të tij. Fatos Nano ka plot 21 intervista në emisionin “Opinion”.
Ai ka qenë një prej frekuentuesve të rregullt të studios së emisionit “Opinion”, sidomos në momente shumë të rëndësishme dhe kyçe të karrierës së tij politike.
Intervista e vitit 2010 është një nga më të plotat që ai ka dhënë në “Opinion”, rreth katër orë, këtë të martë ajo vjen në një formë më të përmbledhur, me jetën dhe zërin e tij pesë vite pas ishte larguar nga politika dhe pasi kishte humbur ambiciet për të qenë sërish në garë, për ndonjë post të rëndësishëm. Është një prej intervistave më të rralla, ku ai flet për politikën, fëmijërinë dhe jetën personale.

















