Një pyetje e deputetit të PD, Saimir Korreshi, drejtuar kreut të SPAK Altin Dumani në raportin vjetor të SPAK në Kuvend ngritën pikëpyetjet lidhur me aparatet e përgjimit që përdoren në vendin tonë. Me evoluimin e shkencës gjithnjë e më shumë shpiken pajisje më të sofistikuara për përgjimet. Tema e mbrëmjes së sotme në emisionin “Opinion” është pikërisht frika nga përgjimet. Sa herë një videopërgjim del në mediat shqiptare, menjëherë krijohet një klimë tensioni dhe frike, tek pjesa më e madhe e qytetarëve. Frikë kjo që është intesifikuar gjithmonë e më shumë, vitet e fundit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë botën. Por, cilat janë mënyrat e ligjshme dhe ato të paligjshme të përgjimit?!
Të ftuar: Tomi Kallanxhi, Artan Hoxha, Anxhela Faber, Saimir Kodra, Eugen Beci, Mentor Kikia, Trim Radoja. Në lidhje direkte: Saimir Korreshi, Besmir Semanaj

















