Në emisionin e sotëm “Opinion”, në Tv Klan, fillimisht do të diskutohet për Ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, si dhe çështja e tenderit që rëndon mbi të e 5 zyrtarëve të tjerë.
Në studion e “Opinion” janë të ftuar analistët, Ornela Çuçi dhe Artan Hoxha, ndërsa në lidhje të drejtpërdrejtë, gazetarja e Tv Klan, Bleona Metushi.
Nga akt-akuza prej 45 faqesh, janë bërë publike disa mesazhe të shkëmbyera midis Ballukut dhe Evis Berberi, e ky i fundit i pandehur në çështjen për tenderin e Tunelit të Llogarasë.
Këto mesazhe mund të tregojnë raportet më të drejtpërdrejta lidhur me tenderin, por nuk dihet nëse çështja është tek përmbajtja e këtyre mesazheve apo indirekt tek përfshirja e ministres në një tender që nuk duhej të ishte.
Të ftuar: Ornela Çuçi, Artan Hoxha, Bleona Metushi

















