Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Operacioni anti-drogë, Policia: 7 muaj hetime, ekzekutohen 22 masa sigurie

2021/01/08 at 1:15 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ne mund të hakmerremi”, flet një prej kushërinjve që i shpëtoi atentatit

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me operacionin anti-drogë të koduar “Gjergjova”.  Hetimet për këtë operacion kanë zgjatur 7 muaj, ndërsa bëhet me dije se janë ekzekutuar 22 masa sigurie.


Konkretisht janë ekzekutuar 15 masa sigurie “Arrest në burg”, 4 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, 3 masa “Detyrim paraqitjeje”, si dhe është shpallur në kërkim 1 person që nuk u gjet në banesë gjatë operacionit.

Gjatë periudhës 7-mujore janë realizuar dhe dy operacione të tjera, të koduara “Rehova” dhe “Kanioni”, në kuadër të hetimeve të nisura nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Nga hetimet e kryera nga Drejtoria Hetimore Qendrore  në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Policia Gjyqësore në Shërbimin për Çështjet e  Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, janë administruar prova nga të cilat ka rezultuar se një grup personash, të cilët vepronin në zonën e Skraparit, kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu janë dokumentuar veprime të kundërligjshme të kryera nga disa punonjës të Komisariatit të Policisë Skrapar, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, konkretisht punonjësit e policisë N. N. (Shef i Stacionit të Policisë Poliçan), K. Z., B. Ç., A. D. me detyrë punonjës policie, si dhe funksionarët publik, shtetasi E. Z. me detyrë administrator i Njësisë Administrative Tërpan, F. L., me funksion kryeplak i fshatit Çorrogjaf, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, sipas funksioneve dhe roleve, me veprime dhe mosveprime, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në territorin ku ushtrojnë detyrat funksionale dhe kompetencat, si dhe kanë favorizuar autorët që kanë kryer kultivimin e bimëve narkotike.

Nga hetimet e kryera, si përgjimet telefonike dhe vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, rezulton se në territorin e rrethit të Skraparit ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në parcela dhe vende të ndryshme, pothuajse në gjithë këtë territor. Janë dokumentuar disa episode të sekuestrimeve të lëndëve narkotike dhe personat e dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Janë dokumentuar dhe sekuestruar lëndë narkotike e llojit cannabis sativa në 28 episode, në të cilat ishin ngritur impiante vaditjeje, vend qëndrimi dhe vendstrehime për punonjësit që punonin në këto parcela dhe gjithë infrastruktura e nevojshme për këtë aktivitet kriminal.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë sekuestruar gjithsej 5045 bimë narkotike të llojit cannabis sativa, si dhe janë sekuestruar 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjendje të thatë, e gatshme për t’u trafikuar. Gjithashtu janë evidentuar edhe disa magazina të përshtatura për tharjen dhe ruajtjen e lëndës narkotike.

Bazuar në provat e grumbulluara, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në  Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal për shtetasit e përfshirë në kite aktivitet kriminal.

Ditën e sotme u finalizua megaoperacioni “Gjergjova”, i zhvilluar nga Drejtoria Hetimore Qendrore, SHÇBA, Drejtoria Vendore e Policisë Berat, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe FNSH, koordinuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e SPAK-ut. Si rezultat u bë ekzekutimi i urdhrave të lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

-A.L., S. D., A. B., F. B., S. K., E. K., Z. Zh., I. B., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal” dhe ”Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”;

-O. D., E. D., A. S., R. Sh., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe K. Z., B. Ç., A. D. (punonjës policie), të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;

Masë sigurimi “Detyrim paraqitjeje” për shtetasit F. D., E. M., I. Sh., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

Masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, për shtetasit: A. B., e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe N. N., E. Z. dhe F. L., të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit T. D., për të cilin Gjykata ka vendosur masën “Arrest në burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Nën drejtimin e SPAK-ut vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij grupi të strukturuar kriminal./ Opinion.al

Etiketa: GjergjovaOperacioni anti-drogëpoliciaspak


Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
FOTO/ Çahet rruga në Borsh, ARRSH apel shoferëve

FOTO/ Çahet rruga në Borsh, ARRSH apel shoferëve

COVID-19/ Britania e Madhe miraton vaksinën e tretë

COVID-19/ Britania e Madhe miraton vaksinën e tretë

Rama takohet me Ministrin e Jashtëm grek, temat e diskutimit

Rama takohet me Ministrin e Jashtëm grek, temat e diskutimit
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}