Bota

COVID-19/ Britania e Madhe miraton vaksinën e tretë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:27 - 08/01/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme  Mbretëria e Bashkuar ka miratuar vaksinën Moderna kundër COVID-19, duke u bërë kështu vaksina e tretë e miratuar në këtë vend, pas Pfizer/BioNTech dhe Oxford/ Astrazeneca, në luftën kundër koronavirusit.

Vaksina e kompanisë me bazë në SHBA rezultoi se kishte 94% efikasitet kundër COVID-19 në provat përfundimtare.

Shtatë milionë doza janë porositur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, por sipas mediave britanilke ka të ngjarë që ato të mos bëhen të disponueshme, deri në mars.

Kjo sepse vaksina është duke u prodhuar në SHBA dhe do të duhen disa muaj para se objektet prodhuese në Evropë të jenë të gatshme për t’u shpërndarë.

Kujtojmë se krahas vaksinimit në Britani numri i rasteve të infektimeve me COVID-19 është duke u rritur, pas konstatimit të variantit të ri të koronavirusit./Opinion.al

Pas