Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Omicron”/ Moderna ka dyshime për efikasitetin e vaksinës

2021/11/30 at 5:53 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Omicron”/ Moderna ka dyshime për efikasitetin e vaksinës

Shefi ekzekutiv i kompanisë farmaceutike, Moderna ka parashikuar se vaksinat ekzistuese nuk do të jenë efektive kundër variantit Omicron sikurse ishin ndaj varianteve paraprake të koronavirusit. Deklarata të tilla kanë rritur alarmin lidhur me rimëkëmbjen ekonomike globale, teksa qeveritë po mbyllin kufijtë dhe po vendosin kufizime të reja, për shkak të paraqitjes së variantit të ri Omicron.

Shefi i kompanisë Moderna, Stephane Bancel tha në një intervistë për Financial Times se numri i mutacioneve që ka varianti i ri dhe transmetueshmëria e lartë, sugjeron se vaksinat duhet të modifikohen vitin e ardhshëm.

“Nuk ka botë, mendoj, ku efektiviteti është në nivelin e njëjtë që kishim me Deltan”, tha Bancel.

Ai tha se duhet të presin për të dhëna të reja për të modifikuar vaksinat, por shtoi se “të gjithë shkencëtarët me të cilët kam biseduar… thonë që ‘kjo nuk është gjë e mirë’”.

Këto komente të Bancel shkaktuan tronditje në tregjet ndërkombëtare financiare.

Moderna dhe kompanitë Pfizer/BioNTech veçse kanë nisur të punojnë në vaksina për variantin Omicron, duke përdorur teknologjinë RNA, që u lejon këtyre kompanive të zhvillojnë vaksina të modifikuara. Por, më pas ato duhet të aprovohen për miratim nga rregullatorët shëndetësorë dhe kjo mund të marrë disa muaj kohë.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe shtetet evropiane po shtyjnë përpara fushatën e dhënies së dozave përforcuese, si kundërpërgjigje ndaj variantit të ri, teksa zyrtarët shëndetësorë thonë se këto doza do të ofrojnë mbrojtje shtesë ndaj virusit.

Më 29 nëntor, Scott Gottlieb, anëtar i bordit të kompanisë Pfizer, tha për CNBC se “ka një shkallë të besimit” se dozat përforcuese “do të ofrojnë mbrojtje të mirë” ndaj variantit Omicron.

Ndërkaq, Universiteti i Oksfordit, që së bashku me kompaninë AsraZeneca kanë prodhuar vaksinë kundër koronavirusit, ka thënë se nuk ka të dhëna që thonë se vaksinat ekzistuese nuk parandalojnë sëmurje të rëndë nga Omicroni, por ka shtuar se janë duke punuar me inxhinierët, që nëse është e nevojshme, ta modifikojnë vaksinën.

Varianti Omicron u identifikua fillimisht në nëntor në Afrikën e Jugut. Ai besohet se përhapet më shpejt. Shumë shtete në botë, përfshirë edhe dhjetë shtete evropiane, kanë regjistruar raste me këtë variant./ REL

Etiketa: “Omicronit”covid-19ModernaVaksina

Ju sugjerojmë

Dy mbledhje grupi të PD-së, ja deputetët e pranishëm te Berisha dhe te Gazment Bardhi
Aktualitet

Mbështetësit e Bashës u përplasën me deputetët, Berisha: Gangsterë dhe rrugeçër

7 Qershor, 2023 2:08 pm
Papa Francesku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale
Bota

Papa Francesku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale

7 Qershor, 2023 2:02 pm
Berisha sulmon ish-bashkëpunëtorin e tij: Kriminel elektoral, me urdhër të Ramës ai…
Aktualitet

Berisha sulmon ish-bashkëpunëtorin e tij: Kriminel elektoral, me urdhër të Ramës ai…

7 Qershor, 2023 1:50 pm
Çështja e privatizimit të klubit “Partizani”,Balla: SPAK t’i shkojë deri në fund çështjes
Aktualitet

Çështja e privatizimit të klubit “Partizani”,Balla: SPAK t’i shkojë deri në fund çështjes

7 Qershor, 2023 1:46 pm
Tiranë/40-vjeçari hedh nga dritarja e makinës pistoletën, kapet nga policia
Kronikë

Tiranë/40-vjeçari hedh nga dritarja e makinës pistoletën, kapet nga policia

7 Qershor, 2023 1:35 pm
SHBA dhe BE afat deri të premten për 3 kërkesat, sanksionet që rrezikon Kurti
Aktualitet

SHBA dhe BE afat deri të premten për 3 kërkesat, sanksionet që rrezikon Kurti

7 Qershor, 2023 1:25 pm
Kushi: Rritëm pagat me 7 %! Të punojmë më shumë për misionin e tretë të universiteteve
Aktualitet

Publikimi i testit të Gjuhë Letërsisë, Kushi: Ka njerëz që punojnë për këtë qëllim

7 Qershor, 2023 1:17 pm
Tensionet në veri/ Osmani bisedon me komandantin e KFOR-it për sigurinë në Kosovë
Rajoni

“Garanci që Beogradi s’do të ndërhyjë”, Osmani për Reuters: E hapur për zgjedhje të reja

7 Qershor, 2023 1:16 pm
Rënia e euros, Ibrahimaj: Deri në mars, eskportuesit s’do paguajnë tatim mbi fitimin
Aktualitet

Rënia e euros, Ibrahimaj: Deri në mars, eskportuesit s’do paguajnë tatim mbi fitimin

7 Qershor, 2023 12:52 pm
Aktualitet

Tensionet pas mbledhjes së Kryesisë dhe dhuna verbale ndaj deputetëve, reagon Basha

7 Qershor, 2023 12:50 pm
Para
Ministri izraelit: Me 3 doza Pfizer jeni të mbrojtur nga Omicron

Ministri izraelit: Me 3 doza Pfizer jeni të mbrojtur nga Omicron

Trafikanti shqiptar kapet sërish në Angli, do dëbohet për herë të tretë

Trafikanti shqiptar kapet sërish në Angli, do dëbohet për herë të tretë

Itali/ Rritet numri i viktimave dhe infektimeve me COVID-19

Itali/ Rritet numri i viktimave dhe infektimeve me COVID-19

TE FUNDIT

Mbështetësit e Bashës u përplasën me deputetët, Berisha: Gangsterë dhe rrugeçër

Dy mbledhje grupi të PD-së, ja deputetët e pranishëm te Berisha dhe te Gazment Bardhi
7 Qershor, 2023

Ish-kryeminsitri, Sali Berisha, ka komentuar këtë të mërkurë edhe tensionet e djeshme në mbledhjen e kryesisë së PD dhe dhunën...

Lexo më shumë

Papa Francesku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale

Papa Francesku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale
7 Qershor, 2023

Papa Françesku do të operohet pasditen e sotme dhe do të qëndrojë në një spital të Romës për disa ditë,...

Lexo më shumë

Berisha sulmon ish-bashkëpunëtorin e tij: Kriminel elektoral, me urdhër të Ramës ai…

Berisha sulmon ish-bashkëpunëtorin e tij: Kriminel elektoral, me urdhër të Ramës ai…
7 Qershor, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër këtë të mërkurë ish-bashkëpunëtorin e tij, Ilir Rusmaili, i cili aktualisht është anëtar në...

Lexo më shumë

Çështja e privatizimit të klubit “Partizani”,Balla: SPAK t’i shkojë deri në fund çështjes

Çështja e privatizimit të klubit “Partizani”,Balla: SPAK t’i shkojë deri në fund çështjes
7 Qershor, 2023

Kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla ka folur në një dalje për mediat pasi dëshmoi në SPAK si person që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com