Aktualitet

OFL në Tiranë, iu dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 2 të dënuarve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:17 - 27/08/20 |
Opi Nion

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë dy të dënuarve në Tiranë.

Bëhet fjalë për Flamur Lena, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe  Gjelosh Vukzaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e mbetur në tentativë.

Këta dy persona, duhet t’u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas