Bota

Odiseja 115 ditëshe e 43-vjeçarit që doli pozitiv me Covid në 28 tamponë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:43 - 21/08/20 |
Al Do

Historia e një 43 vjeçari të infektuar me Covid-19 në Itali ka marrë trajtën e një odiseje që zgjati 115 ditë.

Marco Carrara u kthye më në fund në shtëpinë e tij në Albino, provincë e Bergamos, pasi rezultoi 28 herë pozitiv në tamponin e koronavirusit.

Historia e tij nis më 31 mars kur u shtrua në spitalin Xhovani i 13-të, pak pasi babai i tij kishte ndërruar jetë nga Covid-19. Aty ai qëndroi një muaj e gjysmë.

Më pas u transfetua në klinikën Shën Françesku ku ndejti një muaj. por kur gjendja e tij u rëndua ai u kthye sërish në Xhovani i 13-të.

Më 8 qershor fillon rehabilitimin në “Fondazione Piccinelli d Scanzorosciate”, në provincën e Bergamos. Në 24 korrik del nga spitali por siç tregon ai, nuk mund të shkonte në shtëpi pasi tamponi rezultonte sërish pozitiv. “Kështu u vetëkarantinova në apartamentin e babait,  ku të afërmit më shikonin nga tarraca por vetëm kaq”, thotë Carrara për l’Eco di Bergamo.

Asnjë kontakt me gruan dhe me dy djemtë. Ditën e djeshme mundën të përqafoheshin sërish nën zhurmën e kambanave të Albinos që binin për rikthimin e tij. Gjatë këtyre muajve, në përgjigje të një “e-mail”-i që i kishte nisur, kryeministri Conte e kishte ngushëlluar për të atin dhe e kishte uruar për rikthimin në shtëpi.

“Tani do të doja të shkoja në varreza tek prindërit, pastaj për disa ditë të qëndroj në shtëpi me fëmijët dhe gruan” tha Marco Carrara. /Opinion.al

Pas