Kronikë

E zuri poshtë zetori, ndërron jetë 67-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:20 - 21/08/20 |
Al Do

Një i moshuar ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar në Sarandë, pasi e ka zënë poshtë zetori.

Policia njofton se 67-vjeçari R. N. ka qenë duke punuar me zetor, kur ky i fundit është rrëzuar duke e zënë poshtë.

“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dhrovjan të Sarandës, duke punuar në vreshtari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht zetori duke zënë poshtë drejtuesin, shtetasin R. N., 67 vjeç, banues në fshatin Aliko, Finiq, i cili ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave”, thuhet në njoftimin e policisë./ Opinion.al

Pas