-Shëndeti

OBSH: Remdesiviri ka pak ose aspak efekt tek pacientët me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:33 - 16/10/20 |
Al Do

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se ilaçi antiviral remdesivir ka “pak ose aspak efekt” tek pacientët me Covid.

Remdesivir është shpallur si një terapi e mundshme që nga fillimi i pandemisë dhe fitoi vëmendje më të madhe kur ajo u bë pjesë e ilaçeve që u trajtua Presidenti i SHBA Donald Tramp.

Por testi i OBSH-së, i botuar në internet, jep një konkluzion pesimist.

Ekziston një farë pasigurie në të dhëna, por studimi thotë se “përjashton absolutisht” idenë që remdesivir mund të shpëtojë një numër të konsiderueshëm jetësh dhe thotë se gjetjet janë “në përputhje të përshtatshme” me ilaçin që nuk ka asnjë efekt shpëtimi të jetës.

Një përfundim i ngjashëm është edhe sa i takon parandalimit të futjes së pacientëve në respirator ose përshpejtimin e shërimit.

Komania Gilead, që prodhon ilaçin, thotë se ka prova “më të forta” që përfshijnë një tesim tjetër në SHBA që tregoi se remdesiviri shkurtoi kohën e pacientëve në spitale me 10 deri në 15 ditë.

Deri më tani, mjekët kanë marrë në shqyrtim një sërë barnash ekzistuese që mund të luftojnë koronavirusin.

Rezultatet kanë qenë zhgënjyese me ilaçet e malaries, ilaçet e HIV dhe remdesivir. Vetëm deksametazoni ka provuar se ka efekt në shpëtimin e jetës.

Vëmendja tani po kthehet te terapitë e reja eksperimentale të tilla si antitrupat e krijuar në laborator për të luftuar virusin dhe ilaçet e reja, të paprovuara, antivirale.

Pas