Bota

OBSH jep alarmin: Lufta në Ukrainë mund ta përkeqësojë pandeminë Covid-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:00 - 14/03/22 |
Opi Nion

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të dielën se është e shqetësuar se lufta në Ukrainë mund të përkeqësojë pandeminë Covid-19 dhe po përpiqet të bëjë më shumë për të kufizuar përhapjen e sëmundjeve infektive.

Rastet në rajon janë ulur nga java e kaluar, por ekziston rreziku i konsiderueshëm që të ketë sëmundje më të rënda dhe vdekje për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit në Ukrainë, si dhe largimit të më shumë se 2 milionë ukrainasve nga vendi  i tyre në zonat përreth – rajone gjithashtu me shkallë të ulët të vaksinimit.

Shkalla e vaksinimit ndaj Covid-19 në Ukrainë është rreth 34%, ndërsa ajo e Moldavisë fqinje është rreth 29%, sipas Our World In Data.

Ka pasur gjithsej 791,021 raste të reja me Covid-19 dhe 8,012 vdekje të reja në Ukrainë dhe në vendet përreth midis 3 dhe 9 marsit, tha një raport i situatës së OBSH-së i publikuar të dielën./Opinion.al

Pas