-Shëndeti

Obeziteti sjellë probleme për trurin


               Publikuar në : 22:00 - 26/04/19 |
xhu lia

Obeziteti ndikon negativisht në nivelin cerebral.

Sipas studimit më të fundit nga kërkuesit e Universitetit “Leiden Medical Center” në Holandë, rezulton se kur përqindja dhjamore në trup është më e lartë, përkon me volum më të vogël të materies gri në tru.

Edhe më herët kërkime të shumta kanë vënë në dukje lidhjen mes mbipeshës dhe rritjes së rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet e trurit, e sidomos të demencës, që çon në ndryshimet në tru.

Studiuesit kanë analizuar imazhe cerebrale të mbi 12 mijë personave. Sipas tyre mbipesha në të gjitha rastet e verifikuara, ka përkuar me më pak sasi të materies gri në tru dhe gjithashtu me  probleme në lëvizje./Opinion.al/

 

Pas