Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” udhëheq garën në zgjedhjet lokale në Shkodër. Teksa janë numëruar 198 nga 250 kuti votimi kandidati i Berishës, Bardh Spahia, ka marrë deri më tani 16469 vota.
Ai ndiqet nga kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Angoni me 14 584 vota. Deri më tani, kandidati i PD-së, Xhemal Bushati ka marrë 5835 vota.
Sikurse shohim nga këto rezultate të deritanishme PD e kryesuar nga Lulzim Basha është forcë e tretë në Shkodër./Opinion.al