Bota

Bombardimet në qytetin Ukrainas, 8 të vdekur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:38 - 07/03/22 |
Opi Nion

Të paktën tetë persona kanë vdekur si rezultat i bombardimeve ruse në zonat e banuara në qytetin verilindor të Kharkivit gjatë 24 orëve të fundit, tha në një deklaratë të hënën Shërbimi i Urgjencës i Ukrainës.

Shërbimi i Emergjencës tha se një shpërthim me bombë ndodhi rreth orës 19:15. “ U rrënuan plotësisht ose pjesërisht ndërtesa banimi shumëkatëshe, ndërtesa administrative, institucione mjekësore, institucione arsimore dhe konvikte”, thuhej në deklaratë.

Gjithashtu ka pasur zjarre në 21 ndërtesa në pjesën qendrore të qytetit, tha Shërbimi i Emergjencave.

Rreth 200 njerëz u shpëtuan dhe u evakuuan nga ekipet e shpëtimit gjatë zjarreve. Autoritetet janë ende duke mbledhur informacione për viktima të tjera të mundshme, raporton CCN.

Pas