Aktualitet

Basha:Nuk kam humbur asnjë garë në jetën time, jam përballur me masakra zgjedhore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:03 - 07/03/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Lulzim Basha në një dalje për mediat pas disfatës në zgjedhjet e 6 Marsit, është shprehur se nuk ka humbur asnjë garë por, sipas tij ajo që ka ndodhur ka qenë përballja me masakra zgjedhore.

Më tej, ai ka thënë se kushdo që i kërkon të largohet nga drejtimi i PD do të zhgënjehet pasi do vijojë punën në dy plane në reformën zgjedhore dhe për riformimin e PD.

“Propagandës dua t’i them se unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Jam përballur me masakra zgjedhore. Nuk kam humbur asnjë garë në jetën time po për këtë do kemi kohë të flasim. Lufta ime nuk është për fatin tim personal. Është për fatin e shqipëtarëve për fatin e Shqipërisë dhe kushdo që më kërkon të braktis detyrën time në këto dy plane kryesore të shqiptarëve që është ti ofrojmë shqiptarëve rikthimin e besimit te vota e lirë përmes një reforme të thellë zgjedhore dhe përshpejtimin e reformimit të PD për tu bërë partia e hapësirës së fjalës së tij, e qytetarisë do të zhgënjehet”, tha Basha./Opinion.al

Pas