Kryesore

Keni menduar të jepni dorëheqjen? Basha: PD nuk është pronë personale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:14 - 07/03/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur para gazetarëve pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit. I pyetur nëse do të japë dorëheqjen pas humbjes së radhës ai është shprehur se është i gatshëm të bëjë gjithçka dhe se PD nuk është pronë personale.

Pyetje: A keni menduar të jepni dorëheqjen?

“Gjithë konstatimet që mund të dëshironi të bëni sot janë e drejta juaj. Faktet janë këto, 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime, administrata shtetërore është detyruar të marrë pjesë. Bandat janë përfshirë po ashtu. Një rast janë mohuar komisionerët si rasti i Vorës. Të gjitha këto zbehen para mesazhit që jep braktisja e procesit të 6 marsit. Shqiptarët e kanë kuptuar se asgjë nuk ka ndryshuar pas 25 prillit dhe pjesë e kësaj është lufta e denigrimi. Një nga gabimet që bëjmë shpesh është kapërcimi i konkluzioneve. Faktet janë të forta. Jam i gatshëm të jap siç kam dhënë gjithçka. PD nuk është pronë personale”,-tha Basha./Opinion.al

Pas