Aktualitet

Numërohen 198 nga 250 kuti/“Shtëpia e Lirisë” kryeson në Shkodër,PD forcë e tretë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:20 - 07/03/22 |
Opi Nion

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” udhëheq garën në zgjedhjet lokale në Shkodër. Teksa janë numëruar 198 nga 250 kuti votimi kandidati i Berishës, Bardh Spahia, ka marrë deri më tani 16469 vota.

Ai ndiqet nga kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Angoni me 14 584 vota. Deri më tani, kandidati i PD-së, Xhemal Bushati ka marrë 5835 vota.

Sikurse shohim nga këto rezultate të deritanishme PD e kryesuar nga Lulzim Basha është forcë e tretë në Shkodër./Opinion.al

Pas