Politikë

Nuk u zgjodh anëtarë në Këshillin Kombëtar të PD, Dogjani: Më thoni ku kam gabuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:09 - 02/05/22 |
Opi Nion

Ish-deputeti i PD, Asllan Dogjani, është shprehur i pakënaqur pasi nuk mundi të zgjidhej një nga naëtarët e rinj të Këshillit  Kombëtar të PD.

Nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, Dogjani u është drejtuar delegatëve të Kuvendit të PD duke kërkuar arsyen se përse nuk e votuan si anëtarë në Këshill.

“Duke u nisur nga rezultati do ju lutesha të gjithë delegatëve të Kuvendit që nuk më kanë votuar të më shkruajnë se çfarë ka ndryshuar gjate këtij viti? Ku kam gabuar? Çfarë mund të bej më mire? Sepse siç dhe ju e dini një vit më parë si rezultat i punës tonë të përbashkët në zgjedhjet e 25 Prillit më votuan rreth 6000 qytetar megjithëse isha i 35 në listën e Tiranës”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

Te nderuar delegate te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike! Nepermejt medias mesova se ne perfundim te nje numrimi “trasparent”te votave per zgjedhjen e antareve te keshillit kombetar nuk paskam rezultuar fitues….

Pavarsisht rezultatit dua te falenderoj te gjithe delegatet pa perjashtim dhe ata qe me votuan dhe ata qe nuk me votuan pavarsisht se nuk e di sa eshte numri i tyre …

Duke u nisur nga rezultati do ju lutesha te gjithe delegateve te kuvendit qe nuk me kane votuar te me shkruajne se cfare ka ndryshuar gjate ketij viti? ku kam gabuar ? Cfare mund te beje me mire? sepse sic dhe ju e dini nje vit me pare si rezultat i punes tone te perbashket ne zgjedhjet e 25 Prillit me votuan rreth 6000 qytetar megjithese Isha i 35 ne listen e Tiranes..

Do ju jem shume mirnjohes po qe se do shkruani me sinqeritet dhe trasparence se ku kam gabuar dhe cfare duhet te ndryshoj ne marrdheniet me Ju.

Kjo do me ndihmoj jo vetem mua por dhe partine demokratike… edhe njehere ju falenderoj pa mase per gjithcka keni bere per mua dhe pavarsisht kesaj une do ta respektoj vendimin tuaj dhe do te beje gjithcka per ju se sic kam thene ne demokraci vota eshte e shenjte Ne pritje te komenteve tuaja do ju jem shume mirnjohes po qe se do me shkruani per sa Kerkova? Faleminderit Asllan Dogjani.

Pas