Aktualitet

Nuk respektoi masat anti-COVID, gjobë restorantit në Berat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:47 - 06/08/20 |
Opi Nion

Pronari i një restoranti në Berat është gjobitur me 1.000.000 lekë nga autoritetet pasi ushtronte aktivitetin e tij duke mos respektuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Subjekti ndodhet në rrugën nacionale Berat – Lushnjë, ndërsa pronari është identifikuar me inicialet I. D., banues në Berat.

Policia e apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19″./ Opinion.al

Pas