Kronikë

Tentuan të fusnin heroinë në burgun e Beratit, arrestohen dy persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:12 - 06/08/20 |
Opi Nion

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Beratit pasi tentuan të fusnin heroinë brenda ambienteve të burgut.

Në pranga kanë rënë dy të rinjtë M. D., 24 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe A. M., 19 vjeç, banues në Berat.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet është gjetur në rrobat që këta shtetas po i dërgonin një të arrestuari, një sasi lëndë narkotike heroinë me peshë 0,45 gr.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”./ Opinion.al

Pas