Aktualitet

Nuk plotësoi formularin e dekriminalizimit,humbet mandatin kandidati i PSD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:20 - 25/05/21 |
Opi Nion

Komisioni Qëndror i zgjedhjeve zhvilloi ditën e sotme një mbledhje ku u komunikuan disa vendime që lidhen me vakancat dhe zgjedhjet e 25 prillit.

Kandidati i dytë në listën e Shkodrës për Partinë Social Demokrate, Gledis Çeliku ka humbur  mandatin e deputetit, pasi nuk ka paraqitur formularin e dekriminalizimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot që të ai të mos jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Gledis Çeliku do të zëvendësonte Doshin në Parlament pasi ky i fundit dha dorëheqjen. Për plotësimin e vendit vakant të lënë nga Doshi, do të vijohet me kandidatët e tjerë në listë.

Ndërkohë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi që mandatin e Bashkim Finos në Qarkun e Fierit ta marrë Gentiana Cakrani. Fino ndërroi jetë nga Covid-19 kur listat e partive ishin miratuar, dhe tashmë vendin e tij do ta zërë Cakrani.

Gentiana Cakrani renditej e 11 në listën e Partisë Socialiste në këtë qark./Opinion.al

Pas