Ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj, ne nje prononcim per mediat, pas konferences “Mbi bashkëpunimin ndërkombëtar në Luftën kundër Krimit të Organizuar” tha se “unë nuk merrem unë me cështjet e kërkimit, kjo është detyrë e policisë dhe besoj që është duke e bërë”.
Kjo përgjigje u dha pas interesimit të gazetarëve se çfarë po bëhet për 3 ish-zyrtarët e policisë së Vlorës që prokuroria i kërkon si pjesë e dosjes “Tahiri-Habilaj”.
Ish-drejtori i policisë Jaeld Çela dhe vartësit e tij Sokol Bode dhe Gjergji Kohila janë në arrati, pas shpalljes në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Dyshohet se aksioni u dekonspirua nga radhët e policisë.