Sport

Nuk kishte ndodhur më parë, Liverpool do luajë dy ndeshje brenda 24 orëve


               Publikuar në : 18:58 - 05/11/19 |
Al Do

Vendimi i autoriteteve të futbollit në Angli për të mos ndryshuar datën e çerek finales së Carabao Cup ka bërë që skuadra e Liverpool të luajë ndaj Aston Villas në 17 dhjetor në orën 20:45 dhe të marrë pjesë në gjysmë finalen e Botërorit të Klubeve  që zhvillohet në Katar në 18 dhjetor në orën 18:30.

Kjo sipërmarrje do të ishte e pamundur fizikisht për lojtarët por klubi ka vendosur që ta ndajë ekipin në dy skuadra të ndryshme për të arritur një gjë të tillë.

Në një komunikatë, Liverpool njofton se ““Edhe pse nuk është skenari më i mirë, klubi nënvizon se u arrit në këtë zgjidhje duke marrë parasysh interesin e përbashkët të kompeticioneve dhe klubeve të tjera pjesëmarrëse në to. U diskutuan edhe data të tjera për ndeshjen ndaj Aston Villa, por asnjëra prej tyre nuk ishte e përshtatshme, pasi kompromentohej kompeticioni”.

Trajneri Jurgen Klopp ishte shprehur përpara këtij vendimi se nuk ishte dakord me një skenar të tillë.

Liverpool ka tani 9 ndeshje për të luajtur në dhjetor të cilat përfshijnë pesë ndeshje në kampionat, çerek-finalen e Carabao Cup me Aston Villan , dy ndeshje të Kupës së Botës së Klubeve dhe një ndeshje për Champions League kundër Salzburg. /Opinion.al

Pas