Aktualitet

Nuk i ndal as moti i keq, mbi 7 mijë pushues nga Kosova drejt bregdetit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:40 - 19/09/20 |
Al Do

Ulja e menjëhershme e temperaturave dhe kushtet e motit, për qytetarët e Kosovës nuk janë bërë aspak pengesë në këtë fundjavë.

Kolonat e mjeteve dhe fluksi në Morinë është thuajse i njëjtë me fundjavën e kaluar. Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës, në orët e paradites kaluan kufirin e destinacioni i tyre mbetet bregdeti.

Shumë prej tyre janë me pushime të shkurtra ditore apo fundjave, por ka edhe nga ata që preferojnë pikërisht javën apo dhjetë ditëshin e fundit të shtatorit si kohë e përshtatshme për plazh.

Policia kufitare ne Morinë vijon të aplikojë procedurën e përshpejtuar për shmangien e radhëve të gjata e qëndrimet e panevojshme në kufi./ Opinion.al

Pas