-Teknologji

NSA identifikon mangësi serioze të programit Windows


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:21 - 14/01/20 |
xhu lia

Agjensia e Sigurisë Kombëtare (NSA) mësohet se ka zbuluar një mangësi serioze të sigurisë në programin operativ Ëindoës, të kompanisë Microsoft.

Sipas Associated Press, agjensia federale amerikane informoi për këtë zbulim kompaninë, në mënyrë që të rregullonte problemin serioze.

Kompania Microsoft shpërndau të martën menjëherë një program përditësues për të eliminuar mangësinë në fjalë dhe konfirmoi se problemi ishte zbuluar nga NSA.

Microsoft shtoi se nuk ka parë prova se hakerët mund të kenë shfrytëzuar teknikën e zbuluar nga agjensia amerikane.

Priscilla Moriuchi, ish-punonjëse e NSA dhe ish-drejtuese e operacioneve për Azinë Lindore dhe Paqësorin në këtë agjensi federale amerikane është shprehur se ky është një shembull “i rolit konstruktiv” që NSA mund të luajë në përmirësimin e sigurisë globale të informacionit./Opinion.al/

Pas