Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nostalgjia, çfarë është dhe nga se nxitet

2019/07/12 at 3:37 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nostalgjia, çfarë është dhe nga se nxitet

Nostalgjia, konsiderohet si një ndjenjë e fortë e dëshirës, apo e dashurisë për të kaluarën. Pavarësisht nëse është një kujtim i fëmijërisë, një këngë, apo një aromë, nostalgjia është pjesë e jetës së shumë njerëzve. Por pse ndodh, a është një ndjenjë fizike, apo lind dhe mbaron gjithçka në kokën tonë?

Nuk lidhet vetëm me kujtimet

Shumica e njerëzve, mendojnë se nostalgjia ka lidhje me kujtimet e bukura të së kaluarës. Në fakt, ajo ka shumë pak të bëjë me vetë kujtimet. Kjo pasi ndjenja e nostalgjisë është e lidhur me gjendjet emocionale, dhe jo me kujtimet. Mendjet tona lidhin emocione të ndryshme me periudha kohore dhe vende nga e kaluara jonë, duke na bërë të përhumbemi në ato përvoja.

Dikur cilësohej si një sëmundje

Termi nostalgji, u përdor për herë të parë në vitin 1688 nga mjeku zviceran Johanes Hofer. Në një raport mjekësor, ai shkroi se nostalgjia ishte një sëmundje vdekjeprurëse, e cila nuk kishte kurë. Edhe përpara tij, nostalgjia ishte e lidhur me ushtarët zviceranë, të cilët prekeshin nga kjo “sëmundje”.

Prej saj vijnë përfitime shëndetësore

Me kalimin e kohës, imazhi i nostalgjisë u përmirësua. Tani mendohet se nostalgjia ka shumë ndikime pozitive në mendjen tonë. Psikologia Kristian Batço, ka zbuluar se ndjenjat e nostalgjisë mund të rrisin pozitivitetin dhe kreativitetin. Ndjesia qetësuese që sjell nostalgjia, mund të zvogëlojë stresin. Ajo mund të ndihmojë edhe ata që vuajnë nga depresioni, pasi akti i risjelljes ndërmend të kujtimeve, mund të ndihmojë në parandalimin e vetmisë dhe ankthit.

Forca nxitëse e nostalgjisë është aroma

Lidhja midis aromës dhe emocionit, u bë në fillim të viteve 1900 nga Sigmund Frojd. Hunda lidhet me lobin e nuhatjes, një pjesë e trurit, e cila luan një rol në shkaktimin e emocioneve. Për pasojë, aromat janë në gjendje të prodhojnë një ndikim tek emocionet, sesa çdo shqisë tjetër.

Ndikon tek brezat e ndryshëm në mënyra të ndryshme

Në një studim të vitit 1991 në Çigago, 989 persona u pyetën se çfarë arome i kujtonte fëmijërinë e tyre. Rezultoi se 87 për qind e tyre që kishin lindur më 1930 ose më vonë, shfaqën shenja të kujtesës së shkaktuara nga aroma, në krahasim me vetëm 61 për qind të atyre të lindur para vitit 1930. Kjo nënkupton se të rinjtë, priren të kenë më shumë ndjenja nostalgjike të shkaktuara nga aroma, sesa njerëzit e moshuar. Dhe kjo ka kuptim, pasi ndjenja e aromës tek një person zakonisht dobësohet me kalimin e moshës.

Mund të përdoret për kurimin e disa sëmundjeve

Sëmundje të tilla si Alzheimeri dhe depresioni, mund të ndihmohen me terapinë e bazuar tek nostalgjia. Psikologu Tim Uajlldshut, beson se nostalgjia mund të përdoret për t’i larguar nga makthet viktimat e ngjarjeve të tmerrshme, dhe orientuar ata drejt kujtimeve më pozitive./Opinion.al

Etiketa: aromabrezanostalgjia

Ju sugjerojmë

Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan
Bota

Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan

23 Nëntor, 2025 9:03 pm
Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona
Bota

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona

23 Nëntor, 2025 7:16 pm
Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
Kronikë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

23 Nëntor, 2025 1:35 pm
Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
Aktualitet

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

23 Nëntor, 2025 1:03 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
Para
Vidhen 32 milionë dollarë në bursën e monedhave dixhitale në Tokyo

Vidhen 32 milionë dollarë në bursën e monedhave dixhitale në Tokyo

Ekzekutoi të riun me plumb në kokë, arrestohet 29-vjeçari

Ekzekutoi të riun me plumb në kokë, arrestohet 29-vjeçari

30 qershori/ PS çon në Kolegjin Zgjedhor katër padi

30 qershori/ PS çon në Kolegjin Zgjedhor katër padi

TE FUNDIT

Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan

Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan
23 Nëntor, 2025

Një kundërpropozim europian vjen përballë atij amerikan, me me synim përfundimin e luftës në Ukrainë. Ky plan vjen pas reagimeve...

Lexo më shumë

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona
23 Nëntor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka sulmuar  qeverinë e Ukrainës, ndërsa në Gjenevë janë në zhvillim diskutimet për planin me...

Lexo më shumë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
23 Nëntor, 2025

Katër të rinj janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni të Policisë së...

Lexo më shumë

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
23 Nëntor, 2025

ARRSH ka njoftuar krijimin e një bypass-I të përkohshëm në aksin Qukës- Qafë Plloçë, pasi në kilometrin 35 të rrugës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com