Politikë

30 qershori/ PS çon në Kolegjin Zgjedhor katër padi


               Publikuar në : 16:41 - 12/07/19 |
Opi Nion

Partia Socialiste ka dërguar në Kolegjin Zgjedhor katër padit për rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Mësohet se PS ka kërkuar nga Kolegji shpërndarjen e mandateve për 4 këshillat bashkiakë. Paditë e PS janë për bashkitë Ura Vajgurore, Konispol, Devoll dhe Kuçovë.

PS i është drejtuar Kolegjit, për shkak se KQZ nuk mund të plotësoje 5 vota për shpërndarjen e mandateve.

Padia e PS përmban të njëjtën arsye për të gjitha bashkitë. Ndërkohë,

Vota kundër e kryetarit të KQZ, Klement Zguri bllokon dhe marrjen e mandateve të kryetarëve të bashkive që dolën nga zgjedhjet e 30 qershorit, pasi ata duhet të betohen në Këshillin Bashkiak./ Opinion.al E.Xh.

Pas