Kronikë

Arrestohet 43-vjeçari në Tiranë, organizonte lojëra fati


               Publikuar në : 16:57 - 12/07/19 |
Opi Nion

Një 43-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi ushtronte aktivitetin të lojërave të fatit.

Mbi  F. Z., rëndojnë akuzat “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Ndërkohë, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 11 monitorë me tastiera të markave të ndryshme, një njësi kompjuteri dhe një pajisje interneti.

Njoftimi i policisë

Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin  e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 11 monitorë me tastiera të markave të ndryshme, një njësi kompjuteri dhe një pajisje interneti.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të  Komisariatit të Policisë Nr 4, filloi  procedimi penal në gjëndje të lirë për shtetasin:

– F. Z., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin nën administrimin e shtetasit F. Z në rrugën “Don Nikoll Marku”,  u gjetën 11 monitorë me tastiera të markave të ndryshme, një njësi kompjuteri dhe një pajisje për shpërndarje interneti që shërbenin për të ushtruar veprimtarinë e lojrave të fatit të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrolle kundër aktivitetit  të paligjshëm të lojrave të fatit,do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës,me qëllim parandalimin,evidentimin dhe ndëshkimin e ktij aktiviteti të kundraligjshëm.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të këtillë të kundraligjshme./ Opinion.al E.Xh.

Pas