Kronikë

Sekuestrohen 102 kg marijuanë në Igumenicë, arrestohet shqiptari dhe…


               Publikuar në : 17:16 - 12/07/19 |
Opi Nion

102 kg marijuanë janë sekuestruar ditën e stome në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se droga është kapur në një automjet në Rajo të Igumenicës.

Lënda narkotike ishte ndarë në 99 pako, ndërsa policia ka vënë në pranga shoferin grek 40 vjeç dhe pasagjerin shqiptar 36 vjeç. Shqiptari kishte fshehur në trup edhe 0.2 gram kokainë.

36-vjeçari shqiptar ishte futur në shtetin grek në mënyrë ilegale, ndërsa ndaj tij, ishte marrë masë ndalimi hyrje në territorin grek./ Opinion.al E.Xh.

Pas