Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një president nga populli

2016/06/24 at 8:00 AM
në Komente
Kohë leximi: 5 min
A A
Blushi: Nuk jam më socialist!

Nga Ben BLUSHI


Nuk jam shumë i bindur sot nëse po i afrohemi apo po i largohemi Reformës në Drejtësi, por një gjë mund ta them: nuk jam shume i bindur nëse po i afrohemi drejtësisë apo jo.

Pra ç’dua të them: po krijojmë një burokraci të drejtësisë e cila na mban me shpresën se do funksionojë por cështja është nëse kjo arkitekturë e re a do japë drejtësi më shumë se ngrehina e vjetër.

A do japë drejtësi për shqiptarët e thjeshtë, pra për popullin dhe jo për ne, sepse ne, të pasurit dhe të fortët e këtij vendi kemi përfituar drejtësi, pa pushim me padrejtësi, pa pushim.

Megjithatë ajo që dua të them është kjo:

Po përpiqemi me dëshpërim të gjejmë konsensus mes palëve në këtë Kuvend duke ftuar palën minoritare, Partinë Demokratike dhe duke përjashtuar palën kryesore: Popullin e Shqipërisë.

Të varfërit, të dhunuarit, të shtypurit dhe shtresat e mesme. Ata të cilët kanë vuajtur më shumë se kushdo mungesën e drejtësisë.

Nëse një palë këtu gjen konsensus me një palë tjetër kjo nuk do të thotë se ka ndryshuar pala: serish ka një marrëveshje brenda palës.

Brenda palës së të pasurve do arrihet një pakt. Kjo është ajo që do ndodhi nëse reforma kalon.

Nëse Rilindja bën një projekt dhe këtë e miraton bashkë me PD kjo nuk do të thotë se u gjet konsensus, por kjo do të thotë se përfaqësuesit e të pasurve të Republikës së Shqipërisë ranë dakort të merren vesh për të balancuar interesat e tyre përkohësisht, deri në një marrëveshje të re.

Por konsensus me popullin në këtë rast nuk ka.

Kush i përfaqëson të varfërit Rilindja? Asnjë ditë. Po, shtresën e mesme kush e përfaqëson? Askush, këtu.

Në këtë aspekt ajo që po them, është se Reformën në Drejtësi është sërish një produkt i panjohur burokratik, jo vetëm për shumë nga ne, por për shumicën e njerëzve.

Në 18 muaj punë askush në këtë Kuvend nuk mori mundimin t’i bënte shqiptarëve një shpjegim.

Çfarë ka të re kjo reformë?

Çfarë ndryshon ajo, nga ajo që kishim?

Sa garanci ka që qeveria nuk kap drejtësinë dhe nuk bën pakt mbi drejtësinë me opozitën?

Sa siguri ka se gjykatësit e paaftë dhe të korruptuar do ikin nga puna? Dhe, nëse ikin ku dhe si do zgjidhen gjykatësit dhe avokatët e rinj?

Këto pritshmëri të të varfërve askush nga të pasurit nuk ka denjuar t’i sqarojë.

Në të kundërt kemi krijuar një menu të pakuptueshme akronimesh që duken si nënshkrime të koduara si: BKH, KED KLP, KLGJ, KAV, SPAK etj.

A ka njeri që i sqaron këto institucione?

Hartusit e reformës sonë mburren me faktin që amerikanët, gjermanët dhe në përgjithësi gjithë evropianët janë dakort me reformën, përfshi këtu shumë lloje evropianësh, si sllovake sllovene, estoneze, lituaneze, islandeze, pra jo vetëm britanikë gjermanë dhe francezë të cilët mezi po presin me syrin tek vrima e derës së parlamentit tonë për votimin e reformës.

Shumë mirë deri këtu.

Sllovenët, estonezët dhe islandezët do ndjehen më mirë kur në të votojmë në mes të korrikut, por pyetja është po shqiptarët si do ndjehen?

Ata nuk dinë asgjë.

Reforma është një akt shumë hermetik.I mbyllur në një kasafortë metalike interesash. Duket sikur burokracia që ajo krijon do jetë një korridor pa dritë si në kështjellën e Kafkës.

A e dini pse?

Sepse kësaj klase politike i mungon një element: nevoja për të pyetur popullin. Edhe kjo reformë jo vetëm që nuk i delegon asnjë kopetencë popullit, por as e informon atë.

Nuk po them se prokurorët duhet të zgjidhen nga populli siç e bëjnë amerikanët, por njërin nga fuksionet kryesore të këtij shteti më të lartin  pa dyshim, ne duhej t’ia kishim dhënë popullit.

Nëse po bëjmë një reformë kushtetuese e cila e arnon kushtetutën edhe për të zgjedhur një gjykatës apo kontrollorin e një gjykatësi, pse nuk e ndryshojmë në thelb dhe pse nuk vendosim t’ia japin popullit Presidentin?

Besoj se ka ardhur koha. Këtu po diskutohet se si gjykatësit dhe verfikuesit e tyre të zgjidhen me dy të tretat pra me 94 vota.

Po Presidenti me sa vota zgjidhet?

Me 71 sikur të ishte një inspektor taksash.

Unë mendoj se ka ardhur koha ta zgjedhim presidentin nga populli. T’ia japim Presidentin popullit më saktë.

Të gjitha ose pothuajse të gjitha vendet rreth nesh deri në Poloni e Rumani e zgjedhin presidentin nga populli, pa folur për Maqedoninë, Kroacinë e Malin e Zi. Kjo nuk do të thotë të ndryshohen kopetencat e presidentit, kjo do të thotë të pyesësh zgjedhësit të cilët sot pothuajse nuk kanë asgjë në dorë.

Në sistetmin tonë popullit i lihet vetëm një e drejtë: të zgjedhë partitë. Kurse partive i lihet çdo e drejtë: te zgjedhin gjithkënd përfshi edhe popullin në disa raste. Sepse shpopullimi që po i bëhet Shqipërisë është një zgjedhje, partitë vendosin kush do jetojë në Shqipëri dhe kush duhet të ikë.

Është pra dita për t’i hyrë më thellë Kushtetutës sonë duke deleguar disa kopeteneca. Unë do isha për të kufizuar edhe numrin e deputetëve.

Jemi shumë 140. Të ishim të mbarë ndoshta do ishim të nevojshëm. Por shumica prej nesh janë të dëmshëm majde shumë të dëmshëm.

Duke kufizuar në 100 numrin e deputetëve jo vetëm mund të reduktojmë dëmet, por po ashtu mund të kufizojmë kostot. Një deputet sot i kushton taksave të pakten 4 mijë euro në muaj. Nëse heqim 40 prej nesh do të thote t’i kursejmë buxhetit nja dy milionë euro dhe këto t’ia kthejme njerëzve. Të reduktosh numrin e deputetëve nuk është vetëm kursim në radhë të parë është higjienë politike. Do ketë më pak llafazanë dhe më pak spekulantë.

Po ashtu duke marre shkas nga pamundësija që ky Kuvend kishte për ta çuar reformën në referendum, mendoj se kushtetuta duhet riparë për ta ulur kufirin e votave të domosdoshme që çojnë një çështje në referendum.

Sot duhen 2/3 pra 94 vota të Kuvendit për të shkuar në referendum. Kini parasysh se me kaq vota ndryshohet Kushtetuta atëherë ku është këtu e drejta e popullit për të vendosur kur ne kemi po aq të drejta sa dhe ai?

Kjo pra është çështja.

A mund të kemi ne si të zgjedhur më shumë të drejta se ata që na zgjedhin? Në 25 vjet kemi bërë çdo përpjekje për t’u marrë votuesve tanë të drejtat.

Ka ardhur koha t’ua kthejmë. Të drejtën për të zgjedhur presidentin, të drejtën për të kufizuar numrin e deputetëve dhe sidomos të drejtën për të vendosur me referendum duke e ulur këtë prag nën 50 për qind të votave të këtij Kuvendi.

Për këto shkaqe, pra për t’i kthyer të drejtat atyre që na i kanë dhënë kam vendosur të kërkoj mbështetjen në këtë Kuvend për amendamentin e Presidentit nga Populli.

E di, që duhen 28 vota për t’a futur në seancë si amendament por shpresoj që këto të jenë vota të arsyes dhe jo të paragjykimit. Shpresoj të jenë vota mendimi dhe jo vota partish. Partitë e duan presidentin për vete dhe nën vete, shqiptarët meritojnë ta kenë po ashtu për vete dhe mbi vete.

Ky amendament të cilin e kam propozuar në parim edhe në vitin 2007 ,do ishte në nderin tonë dhe duke u futur në kontekstin e Kombëtarës së Shqipërisë mund të thoja se nëse kombëtarja arriti të bëjë një gol është koha që dhe ky parlament ta bëjë një gol.

Ky do ishte rasti ,mund t’i japim shqiptarëve një dhuratë të merituar: Një President nga Populli.



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Video/ Po nëse do ishte i yti ky fëmijë? Ja reagimi i politikanëve

Video/ Po nëse do ishte i yti ky fëmijë? Ja reagimi i politikanëve

Detajet/ Anjeza Shabani e dhunoi për 2 orë trevjeçarin në kopsht

Video/ Gjyshi i fëmijës së dhunuar: Askush nuk kujtohet për të

Video/ Kodra: Do zbardhim të tjera dëshmi dhune nga drejtoresha Shabani

Kodra: Të hënën kamera e fshehtë, Anjeza duke folur për dhunën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com