Kronikë

Një person gjendet i pajetë në aksin Lushnjë-Rrogozhinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:18 - 06/11/21 |
Opi Nion

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e së shtunës në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Burime nga policia bëjnë me dije se ka dyshime që ai të jetë përplasur nga një automjet i cili është larguar nga vendngjarja.

“Në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të rrethrrotullimit të Plugut, dyshohet se një automjet ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin M. F., rreth 70 vjeç, banues në Dushk.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit”, njoftoi policia./Opinion.al 

Pas