Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Një marrëveshje e mirë Kosovë-Serbi s’mund të arrihet pa BE”

2020/06/19 at 11:53 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Një marrëveshje e mirë Kosovë-Serbi s’mund të arrihet pa BE”

I ngarkuari special i BE për dialogun Kosovë-Serbi përfundoi vizitën tri ditore në Kosovë. Ai tha se askush nuk mund t’i ofrojë të ardhme evropiane Kosovës, përpos Bashkimit Everopian.


Blloku evropian nuk mund të lihet anash nga procesi i bisedimeve dhe askush përpos Bashkimit Evropian nuk mund t’i ofrojë Kosovës të ardhme evropiane. Kështu deklaroi në Prishtinë në një konferencë për media në përfundim të vizitës tri ditore në Kosovë, i ngarkuari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak. Ai tha se për takimin e 27 qershorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që pritet të mbahet në Shtëpinë e Bardhë, ka dëgjuar, por nuk është këshilluar.

“Shtetet e Bashkuara janë një partnere e rëndësishme për ne dhe se historia ka dëshmuar se ne kemi qenë gjithmonë të suksesshëm kur kemi punuar së bashku, në të njëjtën kohë. Kosova është në Evropë dhe askush tjetër nuk mund t’i japë një të ardhme evropiane Kosovës përveç BE-së. Një marrëveshje e mirë është marrëveshje që e sjell Kosovën dhe Serbinë më afër Bashkimit Evropian dhe nuk mendoj se një marrëveshje e tillë mund të arrihet pa praninë e BE-së”, tha Mirosllav Lajçak. Javën e ardhshme ai do ta vizitojë edhe Beogradin dhe pas këtyre konsultave në Prishtinë dhe Beograd, ai do të caktojë një datë kur do të rinisë dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Pres që dialogu të fillojë së shpejti. Javën e ardhshme vizitoj Beogradin dhe do të flas me presidentin Vuçiq që të dakordohemi dhe do të publikojmë një datë për rifillimin e dialogut. Duam të lehtësojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mandati im është normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe një marrëveshje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura”, tha Lajqak. Pala kosovare gjatë të gjitha bisedave që kishte me Lajqak, në mesin e kërkesave kishte edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Kosova meriton liberalizim të vizave, për mua nuk është pyetje a do të bëhet, por kur do të bëhet? Do të bëhet. Kosova është pjesë e Evropës, problemet tuaja janë problemet tona, suksesi juaj është suksesi ynë. E ardhmja juaj është evropiane. Rruga e Kosovës drejt BE-së shkon përmes këtij dialogu”, tha i ngarkuari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak në përfundim të vizitës tri ditore në Kosovë. Në kohën kur Mirosllav Lajçak mbante konferencë për medie, ambasada e SHBA-së në Prishtinë shprëndau një deklaratë përmes twitter nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell. Sipas këtij të fundit, takimi i 27 qershorit në mes të përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit në Uashington është mundësi për zhvillim të ri dhe investime ekonomike.

“Shtetet e Bashkuara shpresojnë se liderët në Kosovë dhe Serbi do ta shfrytëzojnë mundësinë e rikthimit në dialog dhe që të nisin një epokë të re të stabilitetit dhe mirëqenies. Njerëzit e këtij rajoni nuk meritojnë asgjë më pak”, citohet Grenell.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nga na e tij, tha se ai shpreson që takimi i 27 qershorit të rrisë shpresat për një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë dhe këtë takim ai e sheh si një “kthesë historike dhe mundësi për arritjen e paqes’.

“Takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë e konsiderojmë si kthesë historike dhe mundësi të papërsëritshme për fillimin e një procesi tepër të vështirë, shumë të rëndë, por të domosdoshëm për arritjen e paqes. Qytetarët e Kosovës e dinë shumë mirë se nga Uashingtoni gjithmonë kanë ardhur lajme të mira. Kështu do të jetë edhe sot, por edhe në të ardhmen. Kam besim të plotë, se edhe takimi në Uashington do t’i kontribuojë konsolidimit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, tha presideti Thaçi në një konferencë për medie. Ai tha se pala kosovare në Shtëpinë e Bardhë shkon e përgatitur dhe ai do të ketë qëndrime të koordinuara me kryeministrin Avdullah Hoti.

“Ne do të flasim me një zë. Do të respektojmë vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Do të kemi një koordinim ndërinstitucional. Konsultat janë duke vazhduar. Kosova ka bartësit e institucioneve të shtetit, përfaqësuesit legjitim në hierarkinë institucionale”, u shpreh Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës së enjte (18.06) takoi me dyer të mbyllura ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë, të cilëve siç thuhet në një komunikatë, “u shpalosi platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë”.

“Parimet mbi të cilat do ta vendosim këtë proces janë integriteti territorial i Kosovës, që është i panegociueshëm, karakteri unitar i shtetit të Kosovës, ndërsa marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, citohet kryeministri Hoti në komunikatën e Kryeministrisë. Sipas kryeministrit Hoti, “Qeveria e Kosovës e ka strukturuar qasjen në këtë proces të dialogut duke e formalizuar mënyrën se si duhet të zhvillohet ai, por që objektiv kryesor në gjithë këtë proces është njohja reciproke në mes dy vendeve”.

Pas takimit të 27 qershorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Uashington dhe një takimi që së shpejti mund të mbahet në Bruksel i ndërmjetësuar nga i ngarkuari i BE-së Mirosllav Lajçak, një Samit për dialogun Kosovë-Serbi do të zhvillohet në Paris në javën e tretë të korrikut.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u ndërpre në nëntorin e vitit 2018 kur qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi tarifë 100% ndaj mallrave serbe. Që nga ajo kohë, Beogradi e ka kushtëzuar rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e tarifës dhe së fundi edhe të reciprocitetit, masë kjo e Kosovës që nuk u mbështet as nga faktori ndërkombëtar./ DW



Ju sugjerojmë

Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante në 2023
Aktualitet

Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante në 2023

12 Gusht, 2025 10:41 am
Policia e Kosovës sekuestron drogë me vlerë prej 300 mijë eurosh
Rajoni

Policia e Kosovës sekuestron drogë me vlerë prej 300 mijë eurosh

12 Gusht, 2025 10:20 am
Drogë nga…/ Europol godet rrjetin shqiptar të trafikut të kokainës, 10 të arrestuar
Aktualitet

Drogë nga…/ Europol godet rrjetin shqiptar të trafikut të kokainës, 10 të arrestuar

12 Gusht, 2025 10:08 am
Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave,3 administratorë nën hetim
Aktualitet

Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave,3 administratorë nën hetim

12 Gusht, 2025 9:49 am
Kryeministri i Australisë: Netanyahu po mohon pasojat e luftës në Gazë
Bota

Kryeministri i Australisë: Netanyahu po mohon pasojat e luftës në Gazë

12 Gusht, 2025 9:42 am
Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë
Bota

BE: Ukraina duhet të jetë në gjendje të zgjedhë fatin e saj

12 Gusht, 2025 9:26 am
Vijon lufta me zjarret në të gjithë vendin
Aktualitet

Vijon lufta me zjarret në të gjithë vendin

12 Gusht, 2025 9:18 am
Trump për angazhimin e gardës kombëtare në Uashington: Të rivendoset siguria publike
Bota

Trump për angazhimin e gardës kombëtare në Uashington: Të rivendoset siguria publike

12 Gusht, 2025 8:59 am
Rama ndan pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura:Gjithçka për të…
Aktualitet

Rama ndan pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura:Gjithçka për të…

12 Gusht, 2025 8:48 am
Nga Gadishulli Iberik deri në Ballkan, zjarret djegin gjithë Evropën
Aktualitet

Nga Gadishulli Iberik deri në Ballkan, zjarret djegin gjithë Evropën

12 Gusht, 2025 8:33 am
Para
Vaksina e Covid-19, OBSH: Miliona doza mund të jenë gati në fund të vitit

Vaksina e Covid-19, OBSH: Miliona doza mund të jenë gati në fund të vitit

COVID-19/Laboratori në Wuhan mohon akuzat, Trump: Do reagojmë nëse gënjyet

Trump: Kina e përhapi koronavirusin për të destabilizuar ekonomitë e mëdha

U arrestua për vrasjen e Hekuran Billës, çfarë tha 22-vjeçari në polici

U arrestua për vrasjen e Hekuran Billës, çfarë tha 22-vjeçari në polici
















TE FUNDIT

Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante në 2023

Shqiptarët dhe turistët shpenzuan 800 milionë euro në bare e restorante në 2023
12 Gusht, 2025

Çmimet më të larta dhe fluksi i turistëve po rrit me shpejtësi qarkullimin e të ardhurave në bizneset e shërbimit...

Lexo më shumë

Policia e Kosovës sekuestron drogë me vlerë prej 300 mijë eurosh

Policia e Kosovës sekuestron drogë me vlerë prej 300 mijë eurosh
12 Gusht, 2025

Një person është arrestuar, pasi i është gjetur drogë që kap vlerën e rreth 300 mijë eurove, njoftoi Policia e...

Lexo më shumë

Drogë nga…/ Europol godet rrjetin shqiptar të trafikut të kokainës, 10 të arrestuar

Drogë nga…/ Europol godet rrjetin shqiptar të trafikut të kokainës, 10 të arrestuar
12 Gusht, 2025

Një operacion i policisë shqiptare së bashku me disa europiane kanë arrestuar 10 persona, të dyshuar për pjesëmarrje në një...

Lexo më shumë

Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave,3 administratorë nën hetim

Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave,3 administratorë nën hetim
12 Gusht, 2025

Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht administratorët e 3 subjekteve, pasi fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com