Bota

Vaksina e Covid-19, OBSH: Miliona doza mund të jenë gati në fund të vitit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 19/06/20 |
el ida

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se shpreson se miliona doza të vaksinës kundër Covid-19 mund të prodhohen që në fund të këtij viti.

Ekspertja e shëndetësisë tha se po punonin për arritjen e një marrëveshje për shpërndarje të drejtë të dozave në të gjithë botën, pavarësisht faktit se cilat shtete kanë investuar më shumë për vaksinën. Më tej ajo sqaroi se personat më të riskuar nga virusi do të jenë të parët që do ta marrin atë.

Shkencëtarja e OBSH, Soumya Swaminathan, tha se ekspertët rreth botës po punonjnë mbi 200 variante të mundshme, prej të cilave 10 kanë filluar të testohen tek njerëzit

“Kam shpresë dhe jam optimiste. Por krijimi i vaksinës është një proces kompleks që shoqërohet me shumë pasiguri. Gjëja pozitive është se kemi shumë variante dhe platformë, kështu edhe nëse njëra dështon nuk duhet të demoralizohemi. Nëse jemi me fat do të kemi një ose dy vaksina të mundshme para fundit të vitit”, u shpreh Soumya Swaminathan./Opinion.al

Pas